E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapet një nga autorët e pengmarrjes

Policia e kryeqytetit,  ka vënë në pranga mesditën e sotme, një ndër autorët e pengmarrjes së shumë përfolur ditën e djeshme, të ndodhur në zonën e "Profarmës".

Sipas burimeve të policisë, mësohet se shtetasi Esat Luga, 31 vjeç, është arrestuar në zonën “Don Bosko-s”, ndërsa u përfshi dhe me tre pjesëtarë të tjerë, në një pengmarrje.
 

Sajmir Shenjatari, pronar i një pike bastesh sportive, u mor peng nën kercenimin e armeve mbremjen e se premtes, ndersa me nderhyrjen e policise eshte bere i mundur lirimi i tij.

Sipas uniformave blu, pengmarrja e tij, u realizua për shkak të borxheve që i kishte ky i fundit, shtetasve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›