E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi: “Mësohuni me pamjen re të Kosovës”

Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, ka rishprehur bindjen e tij për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe u ka thënë nxënësve të një shkolle se tashmë duhet të mësohen me pamjen e re të hartës së Europës. “Ju do të duhet ta ndryshoni atë me Kosovën”, - u ka thënë Sarkozi fëmijëve në Francën Jugperëndimore, duke bërë me gisht drejt hartës së Europës të ngjitur në murin e klasës së tyre, e cila e paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë. Ndërkohë, pavarësinë e Kosovës pritet ta njohë edhe Turqia. Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë nga takimi i shefit të diplomacisë shqiptare Lulzim Basha me homologun e tij turk, Ali Babaxhan. Vend të rëndësishëm në këtë takim ka zënë diskutimi mbi rolin e Konferencës Islamike në raport me shpalljen e pritshme të pavarësisë së Kosovës. Ministri Basha, duke e cilësuar një çështje të mbyllur pavarësinë e Kosovës, shprehu angazhimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira dypalëshe dhe për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

16 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›