E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç betohet para Parlamentit për mbrojtjen e integritetit të Serbisë

Edhe pse me një qëndrim më tolerant dhe demokratik, presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Boris Tadiç, ka bërë betimin para Parlamentit serb dhe ka premtuar ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Serbisë së bashku me Kosovën si pjesë e pandarë e saj. Kjo ceremoni ka shënuar edhe fillimin e mandatit të tij të dytë 5-vjeçar. Presidenti Tadiç u betua pasi lexoi dhe nënshkroi tekstin e Kushtetutës së re të Serbisë, që u pasua me Himnin Kombëtar Serb. “Betohem se do të investoj gjithë përpjekjet e mia për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin e territorit të Republikës Serbe, përfshi dhe Kosovën e Metohinë, si pjesë integrale të saj”, – ka deklaruar Tadiç. Me këtë rast ai ka premtuar realizimin e gjithë të drejtave, lirive të minoriteteve, mbrojtje të Kushtetues dhe ligjeve, si dhe ruajtje së paqes e mirëqenies për gjithë qytetarët serbë. “Betohem se do të përmbush gjithë detyrat dhe përgjegjësitë e mia kushtetuese”, - ka përfunduar Tadiç. Presidenti i ri u betua pasi Parlamenti serb pranoi raportin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 20 janarit dhe 3 shkurtit. Tadiç është presidenti i parë në historinë e Serbisë si shtet më vete, pa Malin e Zi.

16 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›