E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi: Pse nuk krahasohet Osetia me Kosovën

Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Rusisë që të njohë pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë në mënyrën e njëjtë me të cilën Rusia ka dënuar vendimin e disa vendeve evropiane për të njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Pas mbylljes së takimit të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë, Sarkozi ka theksuar se BE angazhohet për bisedime ndërkombëtare për gjendjen në Abkazi dhe Oseti të Jugut.

"Është vlerësim i KB, sa kuptoj, se Abkazia dhe Osetia e Jugut janë pjesë e Gjeorgjisë", ka nënvizuar Sarkozi dhe ka theksuar se Këshilli i Sigurimit të KB ka miratuar një rezolutë për çështjen kontestuese të provincave autonome në përbërje të Gjeorgjisë.

"E pastaj më thonë: “por është bërë precedent me Kosovën”. Më falni, para se ta njihnim pavarësinë e Kosovës, me vite janë zhvilluar diskutime në forumet ndërkombëtare. Ka pasur ndërmjetësim të KB dhe unë presidentit Medvedev i kam kujtuar se Rusia, kur Evropa e njohu Kosovën, dënoi vendimin e Evropës. Nuk duhet të çuditen kur ne tani dënojmë vendimin e Rusisë", ka nënvizuar Presidenti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›