E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen kater vete per trafik makinash

Drejtoria e Policise se qarkut te Korçes ka vene ne pranga dy shqiptare te Maqedonise me shtetesi çeke dhe nje maqedonas per trafik te makinave te vjedhura. Gjithashtu ne pranga ka rene edhe nje polic i Qafe Thanes, i cili nuk ka kryer procedurat per regjistrimin e makinave. Sipas policise se Korçes te arrestuar jane dy vellezerit Afrim dhe Bekim Halili, 34 dhe 39 vjeç, te dy shqiptare te Maqedonise si dhe 40-vjeçari Danillo Radiçeski nga Gostivari, te cilet nje dite me pare kishin hyre ne vendin tone me dy fuoristrada JEEP, prodhim i vitit 2008, si dhe me nje furgon Reno prodhim i vitit 2007. Pas hetimeve te policise rezultoi se tre te arrestuarit ishin pjese e nje organizate, per trafik te makinave te vjedhura. Te arrestuarit pasi te mberrinin ne Çeki do te merrnin 33 mije Euro. Nderkohe SHKB e Korçes ka kryer arrestimin e oficerit te policise Bashkim Liçkollari, me detyren e kontrollorit ne doganen e Qafe Thanes, i cili nuk ka bere regjistrimin e makinave ne rrjetin TIMS.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›