Blanc, drejt Interit

Laurent Blanc është duke menduar seriozisht që ta marrë në dorë Interin, nga sezoni i ardhshëm. Sipas të përditshmes ‘Le Parisien’, trajneri francez po mendon ta lë Kombëtaren e Francës pas ‘Euro 2012’.
Blanc kishte luajtur për Nerazzurrët në periudhën 1999-2001, ndërsa presidenti Massimo Moratti po mendon që ta rikthejë në Giuseppe Meazza gjatë verës, për ta zëvendësuar trajnerin aktual, Claudio Ranieri, nën drejtimin e së cilit, nënkampioni italian po kalon një prej momenteve më të vështira në histori të tij.
Kontrata e Blanc me Federatën Franceze të Futbollit skadon më 30 qershor.