E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy kërcënon një gazetar

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 12:20

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, kërcënoi me rrahje gazetarin e gazetës “Le Point”, duke i ju kërcënuar me fjalët: “Do ta prish fytyrën”.

Presidenti francez Sarkozy ka kërcënuar redaktorin, Fransoa Zhisbera, pasi që ai ka publikuar një shkrim rreth marrëdhënieve dhe martesës së tij me Carla Brunin.

Aty theksohet se Sarkozy është këshilluar 24 orë para martesës me Carla Brunin, ku i është sugjeruar që të mos bëjë këtë martesë, pasi që Bruni ishte shoqëruar me personalitete të njohura si Eric Klepton, Mick Jagger, Donald Trump, etj.

Zhisber ka shkruar në gazetë se për këtë ka pasur një telefonatë të keqe me presidentin. “Ky shkrim është i poshtër, do ta prishi fytyrën”, ju është kërcënuar Sarkozy.

Redaktori është përgjigjur: “Ju me këtë po më kërcënoni?”

Sarkozy i është përgjigjur: “Po, e meritoni këtë. Nuk e di se a do të mund të më ndalë dikush. Si do të ishte sikur të thosha unë se gruaja e juaj është lavire dhe shkon në shtrat me shumë burra dhe se ajo do të dëshironte seks me fëmijët e tuaj? Do ta shihni se çfarë do të ndodhë me ju”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›