Sartori: Nuk e shesim Bogdanin

(ALBANIA SPORT) - Drejtori sportiv i Kievos, Xhovani Sartori, hodhi sërish poshtë zërat për një kalim të mundshëm të Erjon Bogdanit te Katania. “Nuk e kam takuar Pietor Lo Monakon në fundjavë. Nga katër sulmuesit që kemi në gruo nuk do të largojmë as dhe një të vetëm. Bogdani, Granoçe, Pelizier dhe Abruskato janë verdheblu dhe do të qëndrojnë lojtarë të Kievos për këtë sezon”, - tha Sartori për faqen sportive Itasportpres.it. Drejtori sportiv i Kievos përgënjeshtroi kështu çfarëdo tratative me Katanian për një transferim në Si♪ili të sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani, lojtarit që pëlqehet shumë nga trajneri i Katanias, Sinisa Mihajloviç. Bogdani ka luajtur si titullar në dy ndeshjet para të të këtij viti, ato kundër Interit dhe Romës, që të dyja të humbura 1-0 nga skuadra e Kievos.