PS, shtabet elektorale të 12 qarqeve raportojnë te Rama
Strukturat e Partisë Socialiste në të 12 qarqet e vendit kanë zhvilluar dje takime të veçanta me kryetarin. Gjatë gjithë ditës Rama ka pritur shtabet lokale për të raportuar në lidhje me mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Socialistët lokalë janë ndalur gjatë në funksionimin e deritanishëm të atyre çka janë cilësuar si "grupe patronazhi". Trupat të cilat do të ndjekin nga afër zgjedhësit për të kuptuar nivelin e mbështetjes së forcës politike në elektorat. Një tjetër element ka të bëjë me çështjen e hartimit të listave paralele të zgjedhësve dhe monitorimi i tyre. Evidentimi i saktë i anëtarësisë së partisë është një tjetër moment ku është ndalur analiza e socialistëve. Kryetari Rama së bashku me drejtues të tjerë të partisë në qendër kanë gjetur rastin të japin porositë e momentit në varësi të ecurisë së përgatitjeve. Shumë shpejt socialistët kalojnë në një tjetër fazë më intensive të përgatitjes për zgjedhje.