Gomonia e drogës në Karaburun,“burg pa afat” për pronarin e saj
24/03/2005 VLORË
Burg pa afat dha dje Gjykata e Vlorës për pronarin e gomones së kapur para dy ditësh në gjirin e Grimës. Ish-oficeri i krimeve në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Artur Sinanaj, dëgjoi zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj tij, nga ana e prokurorisë së Vlorës.
Prokurori i çështjeve të krimeve të rënda, Dorian Tafili, lexoi dje akuzën për ish-oficerin e Komisariatit të Vlorës. Posedimi i mjeteve të trafikut si dhe trafikimi i drogës në sasi të mëdha drejt Italisë, janë dy nga akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj ish-oficerit. Edhe pse nga pala mbrojtëse është kundërshtuar kjo masë sigurie, mbështetur në gjendjen civile të të akuzuarit dhe në personalitetin e tij si person jo rrezikshëm për shoqërinë, asgjë nuk u arrit. Avokatët kërkuan për Sinanaj, qoftë edhe arrest shtëpie. Gjykatësi i çështjes Shkëlzen Selimi nuk mori parasysh asnjë kërkesë të mbrojtjes dhe vendosi “burg pa afat” për ish-oficerin e policisë.
Në akuzën e prokurorisë janë përfshirë dhe tre shtetas të tjerë, që do të dalin më vonë, pas hetimeve të tjera. Për akuzën, Sinani ka kryer trafik të organizuar të lëndëve narkotike drejt Italisë për një kohë relativisht të gjatë. Ky është i pari rast i kapjes së një pronari gomoneje. Kohët e fundit, sipas edhe vetë drejtorit të policisë, Josif Shtëmbari, ka një tendencë në rritje të mjeteve gomone drej Italisë.