Dhjetëra oficerë të arrestuar e liruar nga detyra
24/03/2005 Drejtoria e Policisë Qarku Berat
BERAT – Kryeinspektori Dritan Sulku, ish-shefi i zyrës së pasaportave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, është më i fundit oficer policie në Qarkun e Beratit, i arrestuar në mesin e muajit nëntor 2004.
Arrestimi i Sulkut u bë sepse nga një kontroll i ushtruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, u vërejt se, shtetasit Aldo Daja, kontigjent policie, banor i lagjes “Çlirim”, i ishin plotësuar dokumentet për pasaportë dhe i ishte kryer aplikimi dhe pajisja me pasaportë, megjithë parregullsitë në dosje.
Dosja përkatëse me akuzat “falsifikim dokumenti”, “shpërdorim detyre”, dhe “mitmarrje”, ndaj shefit të zyrës së pasaportave, menjëherë i është dorëzuar Prokurorisë së Rrethit, e cila më pas urdhëroi prangosjen e Sulkut.
Me këtë arrestim, shkoi në 6 numri i oficerëve dhe policëve të ndëshkuar për falsifikim të dokumenteve të pasaportave, nga të cilët janë penalizuar tre shefa rendi dhe një shef krimesh, ndërsa janë futur në burg dy oficerë.
Precedentët
Berat. 7 të penalizuar për skandale pasaportash
Rastet e shkarkimit të punonjësve të policisë të implikuar në prodhimin e pasaportave në Qarkun e Beratit, nuk kanë munguar. Janë të paktën 7 persona të penalizuar, për pajisjen me pasaportë të dy të kërkuarve për vrasje dhe dy të burgosurve.
1- Kastriot Çuedari, shefi i rendit të komisariatit të Skraparit
2- Gëzim Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit të Kuçovës
3- Pesë referentët e pasaportave të komisariateve Berat, Skrapar, Kuçovë, një prej të cilëve i burgosur me 18 muaj burg.