E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e vrasësit të kryeplakut, gruaja në burg, djali i lirë

24/03/2005  LIBRAZHD - Bashkëshortja e kryeplakut ka marrë një ditë më parë vendimin “burg pa afat” nga Gjykata e Faktit të Librazhdit, ndërsa djali i saj, 18 vjeç, është lënë i lirë. Ky ishte vendimi i trupit gjykues, pasi dëgjoi palët e akuzës dhe mbrojtjes në sallën e gjyqit. Për Lahe Kalën u mor masa e arrestit burg pa afat, pasi akuzohet për vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Gruaja, që humbi bashkëshortin dhe me forcën e saj ndali autorin, ka deklaruar në gjykatë se, ajo e ka vrarë kriminelin kurse djali i saj nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai thjesht është mbrojtur, tha ajo në sallën e gjyqit. Gentiani, 18 vjeç, u la i lirë, kurse gruaja do të procedohet për veprën penale të klasifikuar si vrasje nga gjykata. Ngjarja, e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Vuçan, të rrethit të Librazhdit, tronditi opinionin publik. Dy vrasje të njëpasnjëshme shënuan gjakmarrjen midis dy fiseve, ndërsa janë përcjellë në banesën e fundit dy viktimat e konfliktit të motivuar nga një tradhti bashkëshortore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›