19 vjet pas renies se Murit te Berlinit, jemi ende të izoluar
Shteti shqiptar pak kujdeset për emigrantët e vet. Një nga zërat me gjigantë të GDP-së së vendit tonë, vjen nga të ardhurat e emigrantëve, por pesha e tyre ekonomike nuk materializohet ne një interesim për këta të Tiranës zyrtare.
Përvoja historike tregon se vende në zhvillim si i yni, kthehen në vende të zhvilluara, nëse arrijnë të tërheqin në atdhe, ose, të paktën, të kanalizojnë institucionalisht në shërbim të atdheut, forcën intelektuale e punëtore të bashkatdhetarëve jashtë vendit. Shqipëria zyrtare mbetet një rast unik: Pak do t’ia dijë ç’bëhet me shqiptarët jashtë!
Logjika të shtyn të mendosh se, nuk po ecim me hapat e nevojashëm drejt BE-së se shumëndrruar (ku, 19 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, akoma nuk hyjmë dot pa vizë!) pikërisht sepse nuk dimë të vjelim frytet e shqiptarëve, që, individualisht jetojnë BE-në e Perëndimin, në përgjithësi.
Përsëri logjika të shtyn të mendosh se arsyet strategjike, pas pak vitesh, mund të na fusin në BE, por mendësia e këtij vendi që refuzon shqiptarët jashtë, rrezikon te na lere jashte menyres frytdhenese evropiane te te menduarit e vepruarit.
Shumica e shqiptarëve jashtë, janë të zotë: Kanë ndihmuar jashtëzakonisht me djersë e mund ta largojnë këtë vend nga varfëria, e kanë arritur në ngritjen e imazhit të shqiptarit neper bote. Vendet ku ata jetojne e kane kuptuar kete; pershtypja eshte se autoritetet e vendit te tyre ende jo. Ju faleminderit për mundësinë e të shprehurit.