Shaba: Vllaznia, e vetme kundër aleancave
Administratori i klubit shkodran, Kujtim Shaba, deklaron se vetëm kuqeblutë kanë bërë lojë të ndershme dhe pa u bërë pjesë e pazareve
Pas Dritan Smajlit pak ditë më parë, tashmë është një zyrtar i klubit shkodran ai që del e flet publikisht për aleanca kundër Vllaznisë. Bëhet fjalë për administratorin e klubit, Kujtim Shaba, i cili në një konferencë për shtyp dje ka sqaruar shumë gjëra, duke akuzuar disa prej ekipeve rivale se po punojnë në mënyrë të pandershme për të arritur suksesin e tyre dhe kuptohet në dëm të Vllaznisë.
Lidhur me këtë çështje, Shaba ka thënë: Ne duhet të luajmë fort në ndeshjen me Flamurtarin, sepse nuk është një ndeshje e lehtë. Sigurisht që duhen parë edhe aleancat e mundshme që mund të krijojnë ekipet e tjera, ndërkohë që Vllaznia ka aleatë vetëm tifozët e saj të zjarrtë. Duam që këtë sezon ta mbyllim me një paraqitje sa më të mirë, duke kërkuar të shkojmë sa më larg në kupë, për të qenë kësisoj në linjë edhe me planet shumë ambicioze të klubit për të ndërtuar një ekip pretendent sezonin e ardhshëm.
Fill pas kësaj thënieje, për administratorin e Vllaznisë vjen pyetja: Meqë flisni për aleanca, keni sinjale për çfarë mund të ndodhë në ndeshjet e së mërkurës? Përgjigjja e tij është e drejtpërdrejtë: Po, kemi sinjale se diçka do ndodhë. Sigurisht që nuk e quaj normale shkuarjen me 8 lojtarë mangut të Laçit në ndeshjen e fundit me Skënderbeun, ndërkohë që ky i fundit luan me 6 lojtarë më pak.
Ska si të jetë një sfidë normale kampionati, kur korçarët luajtën për titullin kampion dhe të rrezikojnë kaq shumë, po ashtu, laçianët të heqin dorë nga kampionati, kur ende nuk e kanë të sigurt qëndrimin në kategori. Por këto dy skuadra dhurojnë një ndeshje teatrale dhe sinjalet që ne kemi, thonë që edhe ndeshja e kupës do të fitohet nga Laçi, madje me shumë gola, në mënyrë që ajo të kualifikohet.
Po ashtu, aleanca e mundshme mes Flamurtarit dhe Tiranës po përsërit skenarin e para tre viteve, kur Vllaznia ishte në garë me Tiranën për titullin kampion dhe në ndeshjen decizive të Tiranës në Vlorë, Flamurtari toleroi, ndërkohë që Tirana ia ktheu shpërblimin, duke u lënë kupën vlonjatëve. Këto janë gjëra absurde, por ja që po ndodhin dhe askujt nuk ia vret veshin këto çfarë themi ne.
8 milionë premio Bordi drejtues i shoqërisë aksionare Vllaznia ka vendosur një shpërblim të majmë në rast kualifikimi. Këtë e ka bërë publik administratori Kujtim Shaba, kur ka thënë: Bordi drejtues mori vendimin për të akorduar një shpërblim prej 8 milionë lekësh të vjetra për skuadrën në rast fitoreje dhe kalimit në gjysmëfinale të kupës.
Ky shpërblim është dhënë për ti motivuar edhe më shumë futbollistët në prag të kësaj ndeshje. Tashmë gjërat janë të qarta. Vllaznia ka premio, do ketë mbështetjen e tifozëve të saj të zjarrtë dhe për më tepër, sigurisht që do ketë edhe një arsye më tepër për të luajtur fort: aleancat e kundërshtarëve të tyre.
I duam Sukajn e Vajushin, por janë të shtrenjtë
Ka kohë që flitet për Vllazninë e sezonit të ardhshëm. Të asaj skuadre që mendohet të jetë pretendente dhe jo më kot kanë filluar të bëhen edhe plane. Madje, disa prej lojtarëve shkodranë që luajnë me skuadrat e tjera, janë shprehur të gatshëm të kthehen në Shkodër që këtë verë. Dy prej tyre janë Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi edhe në media e kanë deklaruar këtë gjë, por problemi mbetet shkëputja e marrëdhënieve me skuadrat e tyre aktuale.
I bie që klubi shkodran të paguajë për kartonët e këtyre futbollistëve, por kjo mundësi ka rënë poshtë. E ka thënë këtë gjë në emër të klubit Vllaznia pikërisht administrator Kujtim Shaba, kur ka deklaruar:
Ne i duam në skuadër të gjithë këta lojtarë, si Sukajn, Vajushin, Likën, Balën, Beqirin, Telin, Shtubinën etj dhe klubi Vllaznia do mundohet tua plotësojë të gjitha kërkesat financiare që ata mund të kenë, por si gjithë klubet e tjera shqiptare, nuk marrim përsipër pagesën e kartonëve të këtyre futbollistëve, për vetë buxhetet që kemi. Nëse ata janë të gatshëm të vijnë pa detyrime ndaj klubeve aktuale, janë të mirëpritur.
Grima: Dy gola janë shumë, por mund ti shënojmë
Drejtori sportiv i Vllaznisë, Armir Grima, kërkon që kuqeblutë të japin shpirtin në fushë, pastaj le të vendosë fusha
Për tu kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznisë i duhet të fitojë 2-0 sot ndaj Flamurtarit, për të dalë para saj pastaj me golaverazh të përgjithshëm. Pyetja që lind është ajo e zakonshmja: A do mundet skuadra shkodrane të shënojë dy gola, meqë ka pasur jo pak probleme me sulmin e saj? Përpos kësaj, edhe një pyetje tjetër sigurisht që kërkonte përgjigje:
Me gjithë ato probleme në mbrojtje në ndeshjen me Kastriotin, çfarë garancie ka stafi i Vllaznisë se nuk do pësohet gol? Për tu dhënë përgjigje këtyre dy pyetjeve, ndoshta duhej të ishte trajneri Rudi Vata që do të fliste, por ai dje, një ditë para ndeshjes, nuk ka dalë para gazetarëve. E ka bërë këtë gjë drejtori sportiv i klubit, Armir Grima, që në lidhje me këtë çështje, është shprehur: Ne e vlerësojmë maksimalisht këtë ndeshje me Flamurtarin.
Na duhet të fitojmë medoemos dhe skuadra po përgatitet për këtë gjë. Unë mendoj se gabimet e konstatuara në mbrojtje në ndeshjen me Kastriotin do harrohen sa më parë dhe do rikthehet sërish ajo mbrojtje që e kishim repartin më të konsoliduar para kësaj ndeshje. Për tu kualifikuar e kemi të qartë se na duhet të shënojmë dy gola. Në pamje të parë, dy gola janë shumë, por edhe mund të mos jenë.
Na kthehet Smajli për këtë ndeshje dhe Hajdari do kalojë në vijën e parë, çka do të bëjë që të rritet forca goditëse e skuadrës. Jam i bindur se Vllaznia ka për ti shënuar ato dy gola që i duhen. Për humbjen me Kastriotin, Grima ka thënë: Edhe nëse si ekip nuk është bërë analiza e kësaj ndeshjeje, mendoj se secili prej futbollistëve e ka bërë analizën me vete.
Secili prej tyre duke e parë ndeshjen nga ekrani i televizionit, është i vetëdijshëm për gabimet që ka bërë dhe do kërkojë të reflektojë, duke treguar tjetër paraqitje në këtë ndeshje. Sytë e të gjithëve do jenë të përqendruar sot në Loro Boriçi. Ish-portieri i njohur i Vllaznisë, tashmë në rolin e funksionarit të klubit, sigurisht që nuk mund të lërë pa përmendur edhe tifozët e zjarrtë shkodranë, prandaj shton: Mendoj se do jenë të shumë në numër këtë herë për ta mbështetur skuadrën, ashtu siç duhet në rrugën drejt kalimit për në gjysmëfinale të kupës.
Kuqeblutë, mbrëmë të grumbulluar në Velipojë
Ekipi i Vllaznisë dje e ka zhvilluar seancën stërvitore në fushën sportive të Shtojit, ndërsa pasdite, më saktë në orën 19:00, ka marrë rrugën drejt plazhit të Velipojës, ku dhe kanë kaluar natën e mbrëmshme. Stafi drejtues ka zgjedhur pikërisht këtë pikë turistike për ta lënë skuadrën të qetë në këtë pragndeshje shumë të rëndësishme. Kuqeblutë do të qëndrojnë atje deri rreth orës 13:00, teksa pas ngrënies së drekës, do marrin rrugën menjëherë për në stadiumin Loro Boriçi, ku i pret ndeshja e sezonit.
Formacioni, kthehet Smajli, ikën Gjini
Në takimin e sotëm me Flamurtarin, në formacionin e Vllaznisë pritet të mos ketë shumë ndryshime në krahasim me një takim më parë, atë ndaj Kastriotit. Pavarësisht humbjes dhe problemeve të mëdha në mbrojtje, trajneri Vata duket se do vazhdojë tu besojë të njëjtëve futbollistë në këtë repart. Pra, para portierit Vujadinoviç do jenë sërish Gocaj, Kraja, Vuk dhe Belisha.
Në mesfushë ndërkohë kthehet Smajli në krahun e djathtë, Moreno dhe Brno
