Tirana, pa presion pikësh në Krujë, por serioze
Trajneri Hulian Rubio dhe lojtarët kanë pohuar se do të luajnë fort, për tu treguar rivalëve se janë me meritë këtu dhe nuk shkojnë për të vizituar kalane
Tirana sot do të jetë mysafire në Krujë, në çerekfinalen e fundit të Kupës së Shqipërisë, por që për Kastriotin konsiderohet një përballje për jetë a vdekje, pasi kërkon që të shkojë në gjysmëfinale. Bardheblutë janë kualifikuar për në gjysmëfinale, madje edhe matematikisht, por sot do të luajnë me të gjitha forcat, për të hedhur poshtë edhe thashethemet që qarkullojnë qysh prej një jave se skuadra e Rubios do të tolerojë për shkak se është e kualifikuar.
Tirana nuk ka presion pikësh, pasi edhe në çerekfinale doli e para në grupin e vet, por drejtuesit dhe lojtarët janë zotuar se do të luajnë ndershmërisht, për të treguar se deri këtu kanë ardhur me meritë dhe për tu dhënë edhe një leksion rivalëve, që po përgojojnë bardheblutë për fitoren e arritur në Vlorë, javën e kaluar.
Tirana, deri më tani, nuk e ka provuar shijen e humbjes në Kupën e Shqipërisë, ndaj shpreson të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive për të vendosur një rekord në këtë kompeticion që vjet e bëri të vetin. Madje edhe në seancën e djeshme është parë një impenjim maksimal nga të gjithë futbollistët.
Trajneri Rubio Pasi skuadra e tij ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale, madje edhe kreun e grupit të kupës, ishte trajneri Hulian Rubio ai që hodhi poshtë gojët e liga. Madje, ka deklaruar se skuadra e tij do të vazhdojë të luajë ndershmërisht në Krujë dhe kudo deri në javën e fundit. Unë nuk mund të pranoj që skuadra ime të tolerojë, edhe pse jemi kualifikuar.
I siguroj të gjithë se Tirana do të ketë impenjim maksimal edhe sot në Krujë. Deri këtu kemi ardhur falë forcave tona, kështu që nuk i kemi borxh njeriu. Ne luftojmë për veten tonë dhe duam të jemi dinjitozë dhe të ndershëm deri në fund. Unë do të hedh në fushën e lojës ekipin më të mirë. Kemi mungesa, sepse mund të mos lujanë ata lojtarë që janë dëmtuar dhe do ti ruaj. Unë dhe Tirana nuk tolerojmë në Krujë, – pohoi trajneri Hulian Rubio.
Lojtarët Pavarësisht se dje nuk janë prononcuar një pjesë e titullarëve para përballjes me krutanët, si një metodë edhe për mos të acaruar situatën, ata janë shprehur se do të luajnë fort në Krujë. Madje, këtë e thonë me bindje edhe për tiu dhënë një mësim rivalëve që përgojuan fitoren që bardheblutë arritën ndaj Flamurtarit në kampionat. Futbollistët kryeqytetas, dy sezonet e fundit kanë luftuar të vetëm si në kupë edhe në kampionat, madje kanë theksuar se kurrë nuk do të bëhen pjesë e aleancave, për të prishur bukurinë e garës.
Përgatitjet Tirana, dje paradite ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës me Kastriotin që do të luhet sot pasdite në Krujë. Trajneri Hulian Rubio i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion. Madje edhe dje, trajneri spanjoll Rubio u ka kërkuar lojtarëve që ta vlerësojnë maksimalisht përballjen e radhës me Kastriotin, që edhe pse luhet në transfertë, do të synohet rezultati pozitiv. Tirana ka fituar edhe një herë tjetër këtë sezon në Krujë, por ka qenë sfida e kampionatit, ku kryeqytetasit e mposhtën skuadrën e Ndreut me rezultatin 3-2.
3 Herë janë ndeshur këtë sezon bardheblutë dhe krutanët këtë sezon dhe të trija i ka fituar skuadra e Rubios, 2 në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë
1 Mungesë të sigurt do të ketë trajneri spanjoll në sfidën e sotme, mëngjarashin Julian Ahmataj, i cili është i dëmtuar
Tiranë sulmuese në Krujë, G.Lika në dyshim, kurse Ahmataj lihet pushim
Në sfidën e sotme me Kastriotin trajneri Hulian Rubio do të hedhë në fushën e lojës lojtarët më të mirë që ka në dispozicion. Rubio këtë e ka deklaruar gjatë gjithë kësaj jave, madje pritet që ta nisë sfidën me tre sulmues, çka tregon se ndaj Kastriotit do të synohet një rezultat pozitiv. Rubio ende nuk e ka programuar 11-shen e parë, por me shumë gjasa sot në Krujë ai mund të hedhë në fushën e lojës që nga minuta e parë këta lojtarë.
Në portë I. Lika, në mbrojtje, Sina, Dushku,. Pisha dhe Kalari. Përpara tyre Taku dhe Karabeci, kurse nga krahët Aziri djathtas dhe Ferraj nga e majta. Kurse në sulm të deklaruar do të jenë Morina dhe Bala. Në mbështetje të tyre do të jetë edhe kosovari Aziri, i cili deri më tani ka shënuar tre gola. Madje ky i fundit është aktivizuar nga trajneri Hulian Rubio në mesfushë, nga krahët në qendër, por edhe në mbrojtje.
Ahmataj-G. Lika Dy nga titullarët e skuadrës së Tiranës, mëngjarashi Julian Ahmataj dhe mesfushori Gilman Lika ka gjasa që mos të luajnë në këtë ndeshje, pasi kanë probleme shëndetësore. Ahmataj nuk është rikuperuar ende pas dëmtimit që ka pësuar ndaj Pogradecit, në sfidën e zhvilluar në Elbasan pak javë më parë. Kurse Gilman Lika ende nuk e ka kaluar gjendjen gripale. Situata më e rëndë duket për Ahmatajn, ndërsa G. Lika është në dyshim.
Kjo do të përcaktohet vetëm sot pak orë para sfidës me krutanët. Nuk është çudi që shkodrani ta nisë nga minuta e parë, megjithatë duke pasur parasysh rikthimin e Ferrajt, ka gjasa që Rubio ta ketë të gatshëm Likën. Pavarësisht se do të kenë mungesa edhe sot, Tirana është më e plotë, duke pasur parasysh ndeshjen e kampionatit me krutanët, ku mungonin gjashtë lojtarë titullarë, madje edhe alternativat nuk mungojnë.
Klodian Duros i mbaron dënimi, por a do të luajë ?
Mesfushori fantazist i bardhebluve dhe ekipit tonë kombëtar, Klodian Duro, i cili u pezullua gjashtë javë më vendim të bordit për incidentin dhe largimin në mënyrë të beftë nga grumbullimi para sfidës me Teutën e ka plotësuar masën ndëshkimore. Duro, gjatë kësaj periudhe prej afro njëmujore është stërvitur në mënyrë individuale, madje veç skuadrës në kompleksin Skënder Halili.
Klodian Duro e ka pranuar në heshtje ndëshkimin, pas vendimit të bordit, madje nuk ka bërë asnjë polemikë më vonë, qoftë me trajnerin Rubio ashtu edhe me drejtuesit më të lartë të skuadrës. Por tashmë lind pyetja: A të luajë Klodian Duro sot në ndeshjen e kupës me Kastriotin, duke qenë se afati i pezullimit i ka përfunduar tashmë? Dje, mesfushori nuk ka qenë në stërvitje, madje askush në skuadër nuk të jep një përgjigje.
Ndonëse gjakrat janë ulur si nga trajneri Hulian Rubio ashtu edhe nga mesfushori Klodian Duro, nuk dihet nëse Duro të luajë sot apo edhe në ndeshjet e tjera. Natyrisht që dënimi ka qenë shumë i ashpër, aq më tepër që bëhet fjalë për një lojtarë të ekipit kombëtar dhe me kontribute tek Tirana ndër vite, duke fituar edhe shumë trofe të rëndësishëm. Prania e Duros, në skuadër në këto momente kur Tirana ka nevojë për lojtar do të ishte pozitive, pasi eksperienca e tij do të ishte në dobi të skuadrës.
Lojtarët presin rrogat, nga klubi asnjë sinjal
Flitej që dje lojtarët e Tiranës do të merrnin rrogat e prapambetura të dy mujave të parë të këtij viti, janar-shkurt. Madje, drejtuesit u patën thënë se brenda javës jo vetëm do të likujdoheshin të dy muajt, por do të jepej edhe premio prej 100 mijë eurosh e premtuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha për fitoren me Teutën. Por deri dje nuk ka patur asnjë sinjal nga drejtuesit dhe bardhebluve u duhet të presin deri në fundjavë për të mbushur xhepat.
Ska grumbullim, sot në mesditë drejt Krujës
Tirana nuk është grumbulluar për sfidën e sotme me krutanët. Drejtuesit kanë menduar
