Villas-Boas pret masa nga UEFA

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, pret që UEFA të hetojë thirrjet racore nga përkrahësit e Lazios në drejtim të sulmuesit Jermain Defoe gjatë barazimit 0-0 të skuadrave në Europa League të enjten mbrëma.
“UEFA është shumë aktive në situata të tilla. Qëndrimi ynë është i qartë, racizmi nuk ka vend në futboll. Nuk mund të bëj me gisht te dikush sepse nuk kam dëgjuar asgjë. Por, autoritetet duhet të hetojnë sepse sugjerime ka se pati thirrje racore ndaj Defoes”, deklaroi Villas-Boas në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
Prezent në White Hart Lane ishte edhe presidenti i UEFA-së, Michel Platini.