Schauble Kriza greke pasoje e elites
Një dalje e mundshme e Greqisë nga zona euro përbën një vendim të saj, ka theksuar ministri gjerman i financave Volfgang Shoible.
Në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt, ministri gjerman ia atribuon krizën greke, dështimit të elitës greke ndër vite.
Ministri gjerman nënvizon se reformat në vendet që po përballen me krizën kanë qenë jo shumë efikase, ndërsa për sa i përket Greqisë, ai thotë se “ kemi të bëjmë me dështimin e elitës, ndër vite”.
Në këtë mënyrë, Volgang Shoible mbështet qëndrimin e kancelares Angela Merkel, e cila ka deklaruar një ditë me parë se Europa ka nevojë për një vizion politik afatmesëm para se të ndërmarrë iniciativa të reja.
Ministri gjerman i Financave mbrojti edhe njëherë politikën e kursimit që e mbështet dhe Berlini. “Nuk ka rrugë më të lehtë” për Greqinë dhe Spanjën dhe “ se vendet që janë në krizë nuk mund t’iu shmangen reformave të ashpra, për të rifituar konkurueshmërinë e tyre.
Shoible pranoi vuajtjen e popullit grek nga kriza, ndërsa shtoi se “ a mundet kush në një krizë të vështirë të bëjë çtë dojë. Por nuk ka rrugë më të thjeshtë dhe jo të gjitha bëhen në mënyrë të drejtë”.
Përsa i përket rreziqeve që mund të pasojnë nga kriza në Greqi, Shoible deklaron: “kur dikush përballet me një situatë të tillë dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo, atëherë ajo shtohet edhe më shumë. Spanjollët po marrin masat e duhura, por kanë gjithnjë e më shumë presionet nga tregjet, për shkak të situatës në Greqi”.