E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishaj: Marsi, afati i fundit për miratimin e buxhetit të Tiranës

Kryebashkiaku Edi Rama rrezikon të çojë në zgjedhje të parakohshme Këshillin Bashkiak të kryeqytetit. në mënyrë të pakuptueshme Tirana vazhdon të rrijë peng i kapriçove të Edi Ramës dhe i dëshirave të tij për të zhdukur paratë e qytetarëve të Tiranës në gropën e zezë të fushatës elektorale socialiste. Muaji mars është afati i fundit për miratimin e buxhetit të Tiranës. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Sokol Dervishaj, i cili gjatë një interviste televizive ka bërë të ditur se është kjo arsyeja që duhet të reflektohet që ti jepet një zgjidhje për të miratuar buxhetin. Duke e vlerësuar miratimin e buxhetit si të drejtën e çdo qytetari, kryetari i Këshillit Bashkiak u shpreh se ky buxhet duhet votuar. Në lidhje me rikthimin e këtij projekti nga prefekti i Tiranës, Dervishaj u shpreh se prefekti i Tiranës është totalisht në përmbushje me të drejtat. Sipas Dervishaj procesi për miratimin e buxhetit ka hyrë në një ngërç, por do të zbatohet ligji dhe do të zbatohen procedurat për ta miratuar atë. Dervishaj ndër të tjera shtoi se në datë 13 mars do të thirret këshilli bashkiak ku thelbi kryesor do të jetë buxheti dhe ridiskutimi i tij dhe gjithashtu janë zhvilluar negociata dhe diskutime lidhur me këtë problem. Përsa i përket skenarin për buxhetin Dervishaj shtoi se përjashton që skenari të jetë pesimist sepse ta konsiderosh të tillë ka domethënie që të heqësh dorë gjë që nuk e ka bërë. Ndër të tjera, Dervishaj u shpreh se historia me buxhetin ka pasur penelata politike por më e rëndësishmja është se është zhvilluar një debat i gjerë dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për veprimet e bashkisë. Ndërsa pyetjes nëse vonesat e buxheti kanë sjellë dëme Dervishaj shtoi se nuk ka pasur dëme kolosale dhe kjo vonesë sipas tij nuk ka ndikuar në asnjë projekt të rëndësishëm të bashkisë. Ndërsa për thirrje publike të kryetarit të LSI-së Meta kundrejt Ramës për një debat televiziv Dervishaj u shpreh se një debat i tillë i shërben kulturës së ballafaqimit dhe qytetarët kështu mund të analizojnë lidershipët dhe të qartësojnë për kë do të votojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›