E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushaj nuk e bind Orebron

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 11:51

Gjergj Bushaj nuk ka arritur ta bind trajnerin e Orebros, Sixten Bostrom. Futbollisti kosovar po provohet në ekipin suedez, ndërsa ai e pati mundësinë që të luante në një ndeshje miqësore ndaj ekipit Red Bull Leipzig.

Loja e ish mesfushorit të Vëllaznimit nuk ka bindur sa duhet. “Gjergji nuk është lojtari i duhur për ne. Këmba e tij e majtë nuk është e mirë sa duhet. Ndër të tjera, ai nuk është në formën më të mirë fizike”, tha Sixten për ueb faqen suedeze na.se.

Talenti kosovar i ishte bashkuar Orebros në përgatitjet që ky klub po i zhvillon në Turqi, ku planifikohej testimi i tij për disa ditë.

20 vjeçari nuk arriti të bind, por vetëm në ditët e ardhshme zyrtarët e Orebros do ta japin përgjigjen përfundimtare për mesfushorin ofanziv, i cili së fundmi luajti në kampionatin kroat në ekipin Istra, ku ishte transferuar gjatë verës së vitit të kaluar nga Vëllaznimi. Por, ai shkëputi kontratën gjatë këtij muaji pasi nuk pati hapësirë të mjaftueshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›