Shtyhet deri me 31 mars afati i faljes fiskale
TIRANË- Qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri më datë 31 mars. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ të qeverisë për ta shtyrë afatin. Zv.ministri i Financave Alfred Rushaj ka pranuar se nga kjo nismë kanë përfituar më shumë qytetarët për të rivlerësuar pasurisë e patundshme dhe legalizuar paratë që mbanin në shtëpi sesa bizneset. Por ndërkaq, amnistia pritet të sjellë rregull edhe në tregun e ndërtimeve, ku vitet e fundit cmimet janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që kjo nuk rezulton në letra.
“Ka pasur një kapërcim të jashtëzakonshëm të cmimeve të tregut në një moment të caktuar. Ne po themi që meqënëse ishte e pazakontë rritja e cmimit, të mos e detyrojmë qytetarin të paguajë dicka që mund të cojë para në buxhet të shtetit, por që e para nuk është e ndershme, e dyta mund të sjellë që të rrezikohet shitja e pasurisë së paluajtshme”, tha Alfred Rushaj, zv.ministër i Financave.
“Të paguhet 10% i tatimit mbi transaksionin duke bërë diferencën midis cmimit të shitjes sot dhe cmimit të privatizimit. Është një situatë që e keni krijuar vetë, normalisht duhet rregulluar...po hajde ta rregullojmë”, tha Erjon Brace, deputet i PS-së.
“Këtu ka pasur informalitet, këtu pa pasur evazion fiskal, po këtu ka pasur edhe veprime të bëra nga moskuptimi i proceseve dhe i kuadrit ligjor lidhur me regjistrimin, deklarimin e pasurive”, tha Sherefedin Shehu, deputet i PD-së.
Zv.ministri i Financave ka bërë të ditur se, nga rivlerësimi i pasurive të patundshme deri në fund të dhjetorit ishte cliruar në treg një kapital prej rreh 1.1 miliardë euro.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)