E Diel, 1 Nëntor 2026

Schulz këmbëngulës në deklaratën për njohjen e Kosovës nga Sërbia

Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz mbetet pranë deklaratës së tij për nevojën e njohjes së ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës për të hyrë në BE, njoftohet nga kabineti i tij.

“Në deklaratën e tij ai vetëm, ka thënë atë që është e qartë. Kryetari e sheh fatin e Kosovës dhe të Serbisë si anëtare të ardhshme të BE-së”, citon “Deutsche Welle” sqarimin e kabinetit të Schulzit.

Në komunikatë thuhet se kryetari i PE “nuk dëshiron të komentojë çfarë flasin të tjerët për këtë çështje”.

Schulz deklaratën e tij e bëri dje pas takimit me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, ndërsa e përgënjeshtroi disa orë më vonë komesioneri evropian për zgjerimin Stefan Fule, duke saktësuar se nuk bëhet fjalë për nevojën e njohjes por për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Schulz është politikani i parë evropian, i cili theksoi nevojën njohjes së ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës në procesin e integrimit ne BE.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›