Bunjaku shënon në miqësore

Albert Bunjaku e ka filluar mbarë vitin 2010. Futbollisti kosovar ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij Nurnberg kundër Duisburg me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Belek të Turqisë.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 32-të dhe rezultati mbeti i njëjtë deri në fund të ndeshjes. Nurnberg po i zhvillon përgatitjet për sezonin pranveror të Bundesligas në Turqi, vend ky me një klimë më të ngrohtë.