E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, në 6 muaj divorcohen 300 çifte

21/06/2011  Vetëm dje janë marrë në shqyrtim 10 raste, kërkesat më së shumti nga meshkujt

BERAT- Çështjet e zgjidhjes së martesave dhe ndarjet e pasurive mes çifteve zërin vendin kryesor për sa u përket çështjeve civile që zhvillohen pranë gjykatës së rrethit gjyqësor në qytetin e Beratit. Shifrat flasin se ka një rritje të kërkesave për divorc pranë kësaj gjykate krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që vazhdojnë të mbizotërojnë meshkujt ata të cilët marrin iniciativën duke ju drejtuar gjykatës me kërkesë për të zgjidhur martesën. Burime pranë gjykatës së rrethit gjyqësor në këtë qytet bëjnë me dije se kjo fillim java ka regjistruar numrin më lartë të çështjeve të gjykuara për zgjidhje martese.

Divorcet

Plotë dhjetë kërkesa për divorc janë shqyrtuar dje nga gjykatësit civil në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Kërkesat mësohet se kanë ardhur në rritje që prej vitit 2011 e në vazhdim, ndërkohë që seksi mashkull vazhdon të jetë në pjesën më të madhe hartuesi i kërkesës për divorc. Gjykatësit që ndjekin çështjet civile pranë kësaj gjykate bëjnë me dije se shkak kryesor i përfundimit në divorc për mjaft çifte të reja vazhdon të mbetet mosha e re e martesës, emigrimi, ndërkohë që kohët e fundit është vënë re dhe një tjetër dukuri, pretendimet e meshkujve për mosrespektim të prindërve nga ana e bashkëshorteve të reja. Që prej muajit janar e në vazhdim 300 martesa mësohet së janë zgjidhur pranë kësaj gjykate, ndërkohë që një vit më parë kjo shifër ka qenë më e ulët. Të gjitha kërkesat për zgjidhje kurore mësohet se kanë përfunduar me ndarje, pasi çiftet nuk kanë pranuar të mos zgjidhin martesën në seancën e parë, atë të pajtimit. Kërkesat të mëdha për divorc vazhdojnë të vijnë nga zonat rurale, ndërkohë që rritjeve të numrit për divorc ka dhe nga qytetet Berat, Kuçovë e Skrapar. Pasi, dështojnë në seancën e parë, atë të pajtimit, çiftet shkojnë drejt ndarjes, ndërkohë që problematike është çështja për rastet ku kanë dhe fëmijë, pasi mjaft meshkuj rezultojnë të papunë dhe nuk mund të paguajnë për rritjen e fëmijëve të tyre në kushtet e divorcit. Gjykatësit civil shprehen se prej muajsh punën kryesore të tyre e zënë çështje të divorcit, ndarjet e pasurisë, vendosja për qëndrimin e fëmijëve, çështje këto që vijnë pas shkurorëzimit të çifteve. Për gjykuesit civil motivet dhe shkaqet e divorceve vazhdojnë të jenë martesat në moshë të hershme, emigrimi i meshkujve, por dhe pretendimet e këtyre të fundit për mosrespektim të prindërve të tyre nga ana e bashkëshortëve. Por, ndonëse shihen si pretendime nga ana e meshkujve, gjykuesit civil kanë dështuar gati në të gjithë kërkesat për gjykim, të cilat kanë mbërritur pranë gjykatës, asnjë prej rasteve nuk ka arritur të gjejë mirëkuptim dhe t’i japë fund çështjes për divorc, pasi të gjitha rastet kanë përfunduar me ndarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›