E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenegger, gati të punojë me Obamën: I nderuar nëse më kërkon bashkëpunim

Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger është i gatshëm, madje i nderuar nëse do t’i kërkohet të jetë pjesë e administratës së re të presidentit të SHBA, Barack Obama.

“E vetmja leje që duhet të kërkoj, është ajo e gruas sime”- ka deklaruar ai, duke shtuar se pas kësaj është i gatshëm të punoj me presidentin e ri.

Guvernatori i Kalifornisë, që mbështeti publikisht kandidatin republikan John McCain në fushatën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë nuk është menduar dy herë teksa e ka quajtur “historike dhe entuziazmante” zgjedhjen e Barack Obamas në krye të Amerikës.

Gjatë një deklarate të bërë sot ai ka saktësuar se nëse Obama do t’ia kërkonte një bashkëpunim të tillë, ai do të ndihej i nderuar. “Do të jem i nderuar të punojë në shërbim të administratës së tij, në momentin që do të më mbarojë mandati im si guvernator”- ka thënë Schwarzenegger. (ANSA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›