Forlan në Ligën e Kampionëve vetëm nga janari

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 16:48
Diego Forlan do të luan me Interin në Evropë vetëm nga janari.
Sulmuesi uruguaian nuk ka të drejtë loje në fazën e parë të Ligës së Kampionëve 2011-2012 pasi me fanellën e Atletico Madridit është paraqitur në rrethin e tretë kualifikues në Europa League kundër skuadrës norvegjeze Stomsgodset më 28 korrik dhe 4 gusht.
Atletico Madrid ka siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa League duke mposhtur më pas Vitoria Guimaraes ku Forlan nuk ishte aktivizuar meqë ishte duke zhvilluar bisedime që u përmbyllën me transferimin e tij në Inter.