Anzhi ofroi 87 milionë euro për Hulkun

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 16:20
Anzhi Makhachkala dështoi në transferimin e sulmuesit të Portos Hulk për 87 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar ka njoftuar Goal.com.
Një delegacion i klubit nga Dagestani kishte udhëtuar për në Portugali ku u takuan me drejtuesit e Portos duke diskutuar për transferimin e sulmuesit brazilian.
Mirëpo, rritja e kërkesës së Portos në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës të mërkurën e prishi marrëveshjen.
Klubet fillimisht ishin pajtuar për 87 milionë euro ndërsa Anzhi i kishte ofruar Hulkut pagë prej 10.5 milionë euro në vit.
Mirëpo, vetëm disa orë më vonë presidenti i Portos Pinto da Costa kërkoi nga Anzhi të rrit ofertën në 90 milionë euro, kërkesë e cila u refuzua dhe solli dështimin e bisedimeve.