Rhodolfo e do Juventusin

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 15:39
Juventus bëri përpjekje por dështoi në transferimin e qendërmbrojtësit të Sao Paolos, Rhodolfo gjatë afatit kalimtar të verës por menaxheri i brazilianit ka njoftuar se klienti i tij dëshiron ti bashkohet Bianconerëve në janar.
“Ne patëm arritur marrëveshje me Juventusin por Sao Paolo e refuzoi ofertën. Kjo ndodhi pasi Rhodolfo është futbollist i rëndësishëm për Sao Paolon dhe klubi nuk kishte zëvendësues për të. Por, Rhodolfo dëshiron të transferohet në Juventus dhe jemi duke punuar për të realizuar marrëveshjen në janar” tha Gustavo Sabino për Goal.com.