Schweinsteiger s’u beson syve për barazimin

Bastian Schweinsteiger nuk mund t’u besojë ende syve pasi Gjermania dështoi ta mposhte Suedinë në kualifikimet për Botërorin 2014, përkundër faktit se ishte duke fituar në pjesën e parë me rezultat 4:0.
‘Nationalelf’ udhëhoqi bindshëm pas dygolëshit të Miroslav Kloses dhe golave të Per Mertesacker e Mesut Ozil. Mirëpo, Suedia bëri rikthim sensacional në pjesën e dytë me golat e Ibrahimovic, Lustig, Elmander e Elm, për të nivelizuar gjithçka në fushë.
“Nuk mund ta kuptoj këtë. Ndodh kur dy ose tre lojtarë nuk janë në formë, por ne ramë totalisht në pjesën e dytë, ishim një hap prapa. Për këtë, mund t’i pësosh katër gola nga Suedia. Kurrë në jetën time nuk do të mendoja se nuk do ta fitonim këtë ndeshje, pas atij avantazhi. Nuk e mbaj mend të na ketë ndodhur kjo ne ndonjëherë”, theksoi mesfushori i Bayern Munichut për televizionin ARD. Edhe mesfushori Toni Kroos nuk mund ta shpjegojë se çka ka ndodhur, pas avantazhit të lartë të gjermanëve.