E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndimet i kushtuan Spanjës

Vicente del Bosque beson se lëndimi i Alvaro Arbeloas dhe David Silvas i komplikoi gjërat për Spanjën në ndeshjen e së martës mbrëma në kualifikimet për Botërorin 2014 ndaj Francës, e cila përfundoi baras, 1:1.

Mesfushori i Manchester Cityt doli nga loja pas 13 minutash, pas problemeve muskulore, ndërsa mbrojtësi i Real Madridit iu bashkua atij në bankinë pas pjesës së parë.

“Lëndimet ishin të pafat për ne, sepse kjo na mohoi që t’i menaxhonim ndërrimet. Në pjesën e parë e kontrolluam lojën, ndërsa na kushtoi edhe humbja e penalltisë nga Cesc dhe rastet e Pedros. Ndeshjet me Francën kanë qenë gjithmonë të vështira”, ka thënë trajneri spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›