Të ‘mëdhenjtë’ ecin përpara

Fituesi i fundit i këtij trofe, Trepça ’89 e ka deklasuar Rilindjen, duke e mposhtur me rezultat shumë të thellë 6:0.
Me rezultat edhe më të thellë ka fituar Drenica, e cila e ka ‘çmontuar’ ekipin e Arbneshëve, duke e mposhtur me rezultat 7:0.
Pa problem kanë fituar edhe dy ekipet tjera të Superligës, Trepça e Llamkos Kosova, të cilat kanë fituar ndaj Flamurtarit me rezultat 2:4, respektivisht Ramiz Sadikut, 0:2.
Ndërsa, koha e rregullt e takimit mes Deçanit e Vëllaznimit ka përfunduar baras 1:1. Por, pas vazhdimeve, gjakovarët e kanë siguruar kualifikimin në rrethin e dytë falë fitores prej 1:2.
Duhet theksuar se Prishtina, Hajvalia, Besa, Hysi, Liria, Istogu, Fushë Kosova e Ferizaj janë kualifikuar të parat pa lojë, pasi kundërshtarët e tyre kishin hequr dorë nga ky trofe.
Kupa e Kosovës – Rrethi i parë:
Rezultatet
Drita – 2 Korriku 2:1
Ulpiana – Gjilani 3:1
Flamurtari – Trepça 2:4
R. Sadiku – Ll. Kosova 0:2
Trepça ’89 – Rilindja 6:0
Drenica – Arbneshët 7:0
Deçani – Vëllaznimi 1:2 (pas vazh.)