UEFA, t’i hetojë tifozët serbë

Futbollisti anglez Jordan Henderson i ka akuzuar tifozët serbë, pas ndeshjes së vlefshme për kualifikimet për Euro 2013, ndërmjet Anglisë dhe Serbisë, për kategorinë U-21.
Ekipi i Stuart Pearcet fitoi 1:0 në Krusevac falë golit të vonshëm të Connor Wickham, por më pas Danny Rose u ndëshkua me karton të kuq, pas reagimit ndaj thirrjeve raciste ndaj tij.
Federata Angleze e Futbollit është ankuar në UEFA dhe kërkon nga kjo e fundit që t’i hetojë tifozët serbë. Pas ndeshjes është parë edhe një përleshje fizike ndërmjet futbollistëve serbë dhe atyre anglezë, ndërsa u sulmua edhe selektori Stuart Pearce.