E Diel, 1 Nëntor 2026

Së shpejti në Korçë nis ndërtimi i tre pallateve të reja për strehimin e 131 familjeve të pastreha

Këshilli i Rregullimit të Territorit në bashkinë e Korçës miratot ditët e fundit sheshet dhe lejet e ndërtimit të tre pallateve të rinj për 131 familje të pastreha në këtë qytet, banesa kolektive, që do të fillojnë të ndërtohen së shpejti për të përfunduar në një afat rreth 1 vit e gjysëm. Bashkia e Korçës, është një nga tetë njësitë e qeverisjes vendore në shkallë vendi që ka përfituar fonde nga kredia, që qeveria ka siguruar prej Bankës së këshillit të Europës CEP. Nënkryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo se " qeveria ka akorduar për ndërtimin e tre pallateve me banesa kolektive për të pa strehët në qytetin e Korçës një fond prej 150 milion lekë ".  Në bashkinë e Korçës sqarojnë se këto apartamente do të jenë banesa sociale me qera, një pjesë e të cilave do t'i ndahen komunitetit rom sipas premtimit të Kryeministrit Sali Berisha për këtë shtresë të popullsisë, ndërsa një tjetër pallat do të ndërtohet nga Enti Kombëtar i Banesave. Edhe për këtë banesë kolektive, KRRT e bashkisë së Korçës ka miratuar ditët e fundit sheshin dhe lejen e ndërtimit, duke i hapur rrugën fillimit të punimeve për ngritjen e tre pallateve. Nënkryetari i bashkisë së Korçës sqaroi se "projektet për ndërtimin e këtyre pallateve kanë një afat kohor 12,13, dhe 16 muaj, dhe në përfundim të tyre do të zgjidhet problemi i strehimit edhe për 131 familje të pa streha në qytetin e Korçës.  Bashkia e këtij qyteti regjistron rreth 1400 familje të pastreha, një numër ky që ka ardhur në rënie dy vitet e fundit me ndërtimin e rreth 100 apartamenteve te reja , ndërkohë që edhe 131 familje të tjera do të përfitojnë apartamente për një afat rreth një vit e gjysmë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›