E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti në treg operatori i katërt celular

Tregut të telefonisë celulare në vend së shpejti pritet t’i shtohet edhe një operator i ri i katërt. Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, brenda pak ditësh do të shpallet oferta për tenderin në një nga gazetat më të mëdha në tregun e huaj, dhe pas kësaj do të zhvillohet edhe tenderi për dhënien e licencës së katërt në fushën e telefonisë celulare. Burimet thanë se në fazën e parë që është ajo e parakualifikimit ka pasur kërkesa të konsiderueshme nga kompani të ndryshme. Aktualisht në tregun vendas të telefonisë celulare operojnë tre kompani, AMC, VODAFONE Albania dhe EAGLE Mobil. Me hyrjen e një operatori të ri pritet të shtohen edhe më shumë shërbimet në favor të konsumatorëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›