E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre kompani të huaja në garë për marrjen me koncesion të kontrollit teknik të automjeteve

Javën që vjen pritet të zhvillohet tenderi ndërkombëtar për koncesionin e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve-


Javën që vjen (18 dhjetor) pritet të zhvillohet tenderi i hapur ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë fituese për marrjen me koncesion të shërbimit të kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve. Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, tre kompani të huaja janë parakualifikuar për fazën e dytë të koncesionit për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve. Burimet bënë të ditur se në fazën e parë, atë të parakualifikimit të ofertave, janë përzgjedhur tre kompani të huaja, kompania franceze "SAS Sakar", ajo gjermane "TUV Sud", si dhe kompania zvicerane "SGS". Sipas burimeve të mësipërme, kontrata e koncesionit do të bëhet deri në 20 vjet, ndërsa financimi i shërbimit do të bëhet nga tarifat për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm të mjeteve rrugore dhe rimorkiove. Koncesioni për shërbimin e detyrueshëm të Kontrollit Teknik të Automjeteve ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj shtetasve dhe subjekteve shtetërore dhe private, rritjen e sigurisë së qarkullimit në rrugë, zvogëlimin e ndotjes në mjedis, rritjen e eficencës së shërbimit, si dhe modernizmin e teknologjisë së shërbimit nëpërmjet vendosjes së standardeve teknologjike të larta në kontrollin e mjeteve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›