Shpenzimet e Manchester, më të mëdhatë në botë
Manchester United është klubi me të ardhurat më të mëdha në botë por është edhe klubi që shpenzon më shumë nga të gjithë. E përjavshmja londineze News Of The World ka zbuluar për herë të parë shpenzimet e klubit të mbajtura secret për më shumë se 130 vjet. Një dokument zyrtar tregon se 287 kompani të ndryshme janë paguar për një periudhë dyvjeçare me shumën marramendëse prej afro 94 milionë paund. 287 firmat që paguhen nga Manchester United, ofrojnë shërbime të ndryshme: firma ndërtimi, punishte druri, kompani ajrore, pastrime kimike, tregëtarë verërash dhe shampanjë, mësues shkollash, kompani ruajtje fizike, kujdestarë të fushës së Old Traford e deri tek agjentë të pasurive të paluajtshme madje edhe kllounët që argëtojnë futbollistët në festa. Sipas një zëdhënësi të klubit, shpenzimet janë të nevojshme që United të fuksionojë si një klub i Premier Legaue. Pagesat normale arrijnë nga 50 deri në 500 mijë paund. Ato janë të ndara në 7 kategori, shumat më të mëdha nga 1 milione në 6 milionë paund.
91 kompani paguhen nga 50 – në 100 mijë paund, 103 të tjera nga 100 në 250 mijë. 46 kopmani ndërta edhe futbollistë marrin nha 250 në 500 mijë paund. Ndërsa 23 të tjera paguhen me më shumë se 500 mijë paund, për të arritur një total më shumë se 45 milionë paund në vit apo më shumë se 50 milionë euro. Neës Of The Ëorld ka parë se janë paguar me shuma të madha nga klubi, deri në 250 mijë paund edhe menaxherët e futbollistëve të cilët I kanë bindur ata të firmosin për këtë ekip. Sipas të përjavshmes nuk ka asgjë shenjë që United, personat apo edhe firmat e paguara të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme.