Te “Vals”, kupola e stadiumit peshon sa 240 elefantë
Dash Frashëri
Tetë qytete. Katër austriake dhe katër zvicerane do të presin për 23 ditë finalet e Kampionatit Europian. Nga Viena e Austrisë e deri te Berna e Zvicrës, do të kalojnë në paradën futbollistike 16 ekipet më të mira të kontinentit plakë, por dhe miliona tifozë, të pajisur me flamuj, banderola, shaje, kapele dhe shpikje dekorative të bëra enkas për Euro 2008. Të tetë stadiumet, ku do të luhen në total 31 ndeshje do të jenë në qendër të botës. Ia vlen të “udhëtojmë” drejt stadiumeve.
AUSTRI
Stadiumi i kryeqytetit austriake, “Ernst Hapel” (50 mijë shikues) u ndërtua në vitin 1931 dhe numrin rekord të shikuesve e pa në vitin 1960, kur në takimin Austri-Spanjë (3-0) ishin të pranishëm 90 726 shikues. Në vitin 1964 u zhvillua finalja midis Interit e Realit të Madridit (3-1). Në vitin 1970 u zhvillua finalja e Kupës së Fituesve të Kupës, në të cilën Mançester Siti fitoi 2-1 me Gornik Zabre. Pas rikonstruksionit të mbulimit të tribunave, stadiumi u rihap në vitin 1986. 60 mijë vende të mbuluara, plus një ndriçimi modern. Në këtë stadium janë luajtur edhe dy finale të tjera të Ligës së Kampioneve: Porto-Bajern Munih (2-1, 1987) dhe Milan-Benfika (1-0, 1990). Në vitin 1993 stadiumi morri emrin Ernst Hapel, një futbollist dhe trajner legjendar në Austri. Pas rikonstruksionit të dytë në vitin 1995, stadiumi ka 50 mijë vende. Në vitin 1995, aty u zhvillua finalja e Ligës së Kampioneve midis Ajaksit e Milanit (1-0). Stadiumi ka 72 porta hyrëse dhe poste pune për 850 gazetarë.
“Vorthersi”
Stadiumi i vjetër i Kafbengerg u shemb në vitin 2005 dhe i riu (30 mijë shikues) u hap në 7 shtator 2007, me rastin e ndeshjes Austri-Japoni. Pas përfundimit të Kampionatit Europian, numri i vendeve do të reduktohet në 12 mijë. Më shumë se 1000 punëtorë u angazhuan në ndërtimin e tij (500 prej tyre në të njëjtën kohë). 10 mijë tonë çeliqe u përdorën dhe më shumë se 300 kilometër kavo çeliku u shtruan për taracat. Stadiumi ka vende për 100 gazetarë.
“Vals-Siezenheim”
Punimet në stadiumin e ri të Salzburgut (30 mijë shikues) filluan në vitin 2001 dhe inaugurimi ju bë më 8 mars 2003. Kapaciteti i tij fillestar ishte 18 250 vende, por për finalet e Euro 2008 u zgjerua në 30 mijë. 17 mijë m2 tavan, që peshon më shumë se 2 150 ton mbahen nga 12 shtylla gjigante çeliku dhe 56 shtylla më të vogla. Pesha e çatisë është e barabartë me 10 avionë Boeing 747 ose 270 elefantë. Fusha me bar artificial u zëvendësua me bar natyror për Kampionatin Europian.
“Tivoli”
Insbruk, kapaciteti: 30 mijë shikues. Ndërtimi filloi në shkurt të vitit 1999 dhe u kompletua në vjeshtë të vitit 2000. Mund të mbajë 17 200 shikues, por për finalet e Euro 2008 u zgjerua në 30 mijë. Pas finaleve stadiumi do të “zvogëlohet” në përmasat origjinale.
ZVICËR
“Sant Jakob-Park”
Stadiumi më i madh i Zvicrës me një kapacitet prej 42.500 vende. Impianti i rikonstruktuar u inaugurua në vitin 2001. Do të jetë shtëpia e Zvicrës, pasi skuadra e Kobi Kunit do t’i luajë aty përballjet e saj me Portugalinë, Turqinë dhe Çekinë. Stadiumi, përpara Euro 2008, ka pasur një kapacitet 38.500 vende të ulura. Është i ndarë në katër blloqe të mëdha, A, B, C dhe D, si dhe ka
32 dyqane në të. Stadiumi është shtëpia e skuadrës vendëse të Bazelit.
“Letzigrund Stadion”
Gjendet në qytetin e Zyrihut dhe, pas rikonstruksionit, është inauguruar në 30 gusht të vitit 2007. Në vitin 2005, UEFA vendosi që ky impiant të nisë ndryshimet e mëdha, duke e ndryshuar kapacitetin e tij prej 23.605 vendesh (prej të cilave vetëm 11.605 të ulura) në 30.000 vende, të gjitha me ndenjëse. Në këtë stadium zhvillon ndeshjet e tij FC Zyrihu, ndërsa për kalendarin e kampionatit evropian, këtu do të luhen 3 ndeshje të grupit C, ku spikat përplasja Francë-Itali.
“Stade de Suisse Ëankdorf”
Është stadiumi i kryeqytetit zviceran, Bernë, në të cilin luan ndeshjet pritëse skuadra e Young Boys. Është stadiumi i dytë në Zvicër për nga kapaciteti dhe arrin në 32.000 spektatorë. Ky stadium është një mrekulli e teknologjisë. Këtu do luhen ndeshjet e tulipanëve, ku veçohen Holandë-Francë dhe Holandë-Itali
“Stade te Geneve”
Ndodhet në qytetin e Gjenevës, në jug të qytetit pranë kufirit me Francës, dhe është shtëpia e Servete FC, ekip që militon në ligën e dytë zvicerane. Ndërtesa moderne ka një kapacitet prej 31.124 vendesh dhe është inauguruar në 30 prill të vitit 2003. Në këtë impiant zhvillohen gjithashtu mjaft ndeshje regbie. Stadiumi do të jetë “pronë” e grupit A eliminator, grupi i Zvicrës, ku do të luhen tre takime Turqi-Portugali, Çeki-Portugali dhe Turqi-Çeki.
2 Qershor 2008