E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhjanet bllokojne edhe Vllaznine (2-2)

Besëlidhja regjistroi rezultatin e dytë pozitiv rresht dhe të parin në shtëpi. Pas fitores me kampionen në fuqi, Tiranën, në "Qemal Stafa", lezhjanët morrën një pikë të vlefshme në shtëpi kundrejt një tjetri emri të madh si Vllaznia. Takimi i zhvilluar në stadiumin "Besëlidhja" përfudnoi në barazim 2-2, por i vecantë në këtë takim ishte dhënia e tre penalltive nga gjyqtari i takimit Mentor Sopjani. Vllaznia e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar me penallti nga ana e Suad Licit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, i cili shndërroi në gol penalltinë e dhënë nga Sopjani, pas faullit të shkaktuar ndaj Gilman Likës. Pjesa e dytë ishte edhe më prodhimtarja. Roshi barazoi rezultatin (1-1) nga pika e bardhë (58') dhe kapiteni Dritan Smajli, kaloi në të 61' Besëlidhjen në avantazh me një eurogol pas një gjuajtjeje nga 22 metra. Pesë minuta më pas erdhi edhe goli i barazimit për shkodranët. Sopjani akordoi një tjetër penallti për Vllazininë, Lici e përplasi topin në trupin e portierit Mico, dhe topin e rikthyer sërish në fushë e ktheu në golë sulmuesi i ri, Xhevair Sukaj.

Kategoria Superiore
Java V

E premte, 28 shtator
Dinamo-Flamurtari 0-1
Besëlidhja-Vllaznia 2-2

E shtunë, 29 shtator
Elbasani-Skënderbeu (Jemini)
Partizani-Teuta (Guce)*
Shkumbini-Kastrioti (Latifi)

E diel, 30 shtator
Besa-Tirana (Velcani)
* Takimet luhen në orën 16:00, më përjashtim të Partizani-Teuta, që luhet në orën 19:00
RENDITJA: Dinamo* 12 pikë, Partizani 12, Besa 10, Flamurtari* 9, Elbasani 7, Vllaznia* 5, Skënderbeu 4, Besëlidhja 4*, Teuta 3, Tirana 3, Shkumbini 3, Kastrioti 3. * Një ndeshje më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›