E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Demat e kuq”, rasti për kreun. Ebasani per tris fitoresh

Partizani ka shansin më të mirë për ta pasur i vetëm kreun, nëse të kuqtë do të fitojnë sot në "Qemal Stafa" (ora 19:00, direkt në televizionin Vizion Plus). Të kuqtë e Likës, që do të diskutojnë ndeshjen e 120 historike me Teutën, synojnë fitoren e pestë radhazi, ndërsa durrsakët, që tashmë kanë dhe konsulencën e ish-teknikut të Tiranës, Sulejman Starova, dëshirojnë t'i japin fund serisë me tri humbje rresht. Statistikat favorizojnë Partizanin, por nuk do të ishte e papritur edhe një rezultat pozitiv i Teutës, ashtu sic bëri edhe Flamurtari modest me Dinamon.
Verdheblutë, për "tris" fitoresh
Elbasani përballë Skëndërbeut dëshiron të përsërisë formën e mirë të dy ndeshejve të fundit të mbyllura me fitore (kundër Teutës dhe Flamurtarit). Skuadra verdheblu e Krenar Alimehmetit e udhqequr në fushë nga Skerdi Bejzade synon ta kthejë në favorin e saj avantazhin fushë, për më tepër që në bankinën e Skëndërbeut do të mungojë trajneri Faruk Sejdini, i ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës, për të mos e drejtuar skuadër një ndeshje. Goleadori korcarëve Ngjela (katër gola në dy ndeshjet e fundit) është dhe shpresa e "Ujqërve të dëborës" për të shënuar në Elbasan.
Tirana beson te "magjia Hafizi"
Kampionia e Shqipërisë, Tirana, që ka pësuar tri humbje në katër ndeshjet e para të drejtuara nga dy trajnerë (Starova-Mema), beson te faktori "Hafizi" për rigjenerimin dhe rigjetjen e moralit të duhur të skuadrës. Trajneri shkodran do të përballet të dielën në Kavajë me një Besë të motivuar për t'u rikthyer te fitorja dhe kapur kreun në rast barazimi apo dështimi të Partizanit me Teutën. Alternativa e vetme e bardhebluve (në heshtje për shtyp) është fitorja dhe reduktimi sa më shpejt të jetë e mundur e diferencës së madhe që e ndan nga Besa dhe Partizani.

Kategoria Superiore
Java V

E premte, 28 shtator
Dinamo-Flamurtari 0-1
Besëlidhja-Vllaznia 2-2

E shtunë, 29 shtator
Elbasani-Skënderbeu (Jemini)
Partizani-Teuta (Guce)*
Shkumbini-Kastrioti (Latifi)

E diel, 30 shtator
Besa-Tirana (Velcani)
* Takimet luhen në orën 16:00, më përjashtim të Partizani-Teuta, që luhet në orën 19:00
RENDITJA: Dinamo* 12 pikë, Partizani 12, Besa 10, Flamurtari* 9, Elbasani 7, Vllaznia* 5, Skënderbeu 4, Besëlidhja 4*, Teuta 3, Tirana 3, Shkumbini 3, Kastrioti 3. * Një ndeshje më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›