Injeksioni që paralizoi fëmijën, në gjyq infermierja
Akuzat e familjarëve të vajzës 7-vjeçare që mbeti e paralizuar nga një injeksion i gabuar, janë shndërruar në akuza të prokurorisë ndaj infermieres që e kreu këtë injeksion. Fabiola Agastra do të përgjigjet përpara gjykatës për akuzën "Mjekim i pakujdesshëm", vepër penale e parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal. Dosja në ngarkim të ish-infermieres është regjistruar në gjykatë në datë 14 të këtij muaji dhe do të gjykohet nga gjyqtari Kreshnik Omari.
Vogëlushja Luçiana Piperi, sipas kërkesës për gjykim të paraqitur nga prokuroria, është paralizuar në orët e mbrëmjes të datës 2 shtator të vitit 2006. Ajo ishte çuar nga gjyshja e saj në Qendrën Spitalore Universitare, pasi kishte pasur temperaturë të lartë. Nëna e 7-vjeçares ishte në Greqi dhe për të kujdesej gjyshja, e cila është shqetësuar nga temperatura e vajzës. Në QSUT, mjeku roje ka ngarkuar infermieren e turnit, Fabiola Agastrën, që t‘i bënte një injeksion për t‘i ulur temperaturën. Ajo që i ka rënë në sy gjyshes në momentin e parë ka qenë se infermierja ishte sjellë në mënyrë të vrazhdë me ta dhe ia kishte bërë vajzës injeksionin në mënyrë të ashpër, gati brutale. Ajo nuk kishte treguar asnjë lloj kujdesi, por, gjithsesi, gjyshja nuk kishte menduar se e keqja do të vinte më pas. Pas injeksionit vajzës i ishte nxirë vendi ku ishte shpuar dhe akoma më keq, nuk arrinte ta lëvizte më këmbën.
Pasi është konsultuar me mjekët, gruaja ka kuptuar se infermierja i ka injektuar vajzës një medikament, i cili nuk përdorej prej vitesh dhe që sipas deklarimeve të saj në organin e akuzës krijonte ulje të menjëhershme të temperaturës dhe shkaktonte paralizë. Kjo e ka bërë edhe më të rëndë gjendjen, por gjyshja ka menduar se shëndeti i vajzës do të përmirësohej. Ajo e ka dërguar mbesën në spitalin pediatrik, ku 7-vjeçarja është shtruar dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor, por gjendja nuk duket se ka ndryshuar. E ëma e vajzës, sapo kishte marrë vesh lajmin ishte kthyer nga Greqia, por nuk kishte mundur të bënte më shumë për të përmirësuar sëmundjen e Luçianës. Kur janë bindur se vajza nuk do të shërohej më, familjarët e saj kanë vendosur të bëjnë padi ndaj infermieres, e cila fillimisht është pushuar nga puna.
Tashmë çështja ka mbërritur në dyert e gjykatës, e cila do të shqyrtojë akuzën e "mjekimit të pakujdesshëm", ndaj Fabiola Agastrës. Burime të besueshme nga organi i akuzës thanë se vetë infermierja nuk e ka pranuar akuzën gjatë procesit hetimor dhe pritet ballafaqimi në seancën gjyqësore për të vërtetuar apo jo akuzat e ngritura nga familjarët e Luçiana Piperit.