Shtohen ankesat për numrat pa pagesë: Po tallen me urgjencën
SHKODER - Pas repartit të zjarrfikësve, pre e abuzuesve me numrat e telefonit kësaj here ka rënë poliklinika qendrore e Shkodrës, kryesisht reparti i urgjencave.
Telefonatat e rreme për raste urgjencash, si dhe bllokimi i dy numrave të telefonit nga persona të papërgjegjshëm, kanë krijuar një situatë tepër shqetësuese në poliklinikën qendrore të Shkodrës. Që prej disa muajsh, telefonues anonimë njoftojnë personelin e këtij institucioni shëndetësor dhe në momentin që shkohet në adresën e dhënë rezulton se gjithçka ka qenë një sajesë. Shtimi i rasteve të tilla ka alarmuar drejtuesit e poliklinikës qendrore, të cilët i janë drejtuar për ndihmë Prokurorisë së Shkodrës. Ata i kanë kërkuar organit hetimor që të ndjekin penalisht të gjithë personat që bllokojnë numrat e telefonit, si dhe bëjnë telefonata të rreme për raste urgjencash. Madje, krerët e poliklinikës së qytetit verior i janë drejtuar për ndihmë dhe “Albtelekom”-it, si dhe operatorëve privatë të telefonisë celulare. Poliklinika qendrore e Shkodrës ka vënë në dispozicion të qytetarëve, numrat 433-47 dhe 127. Muajt e fundit persona të ndryshëm i bllokojnë këta numra për të kaluar kohën, por kjo mund të rrezikojë jetë njerëzish. “Nuk mund të tolerohet kur luhet dhe vihet në rrezik jeta e një të sëmuri. Ndërsa dikush tallet në telefon, një qytetar tjetër kërkon të hyjë në linjë për një urgjencë, nga ku dhe varet jeta e dikujt”, thotë mjeku i kësaj qendre shëndetësore, Bahri Çulaj. Sipas tij, një tjetër problem shqetësues mbeten telefonatat e rreme për raste urgjencash, të cilat jo vetëm u humbasin kohën, por dhe çorientojnë bluzat e bardha. Bllokimi i numrave të telefonit nuk është diçka e re për qytetin e Shkodrës. Këtë shqetësim e kanë të gjithë institucionet që kanë numra me pagesë apo pa pagesë, në përdorim për shërbim ndaj qytetarëve si: Drejtorinë e Policisë, Zjarrfikësit, “Albtelekom”-in dhe shërbimin për abonentët në rast defektesh të KESH-it etj. r.d