Zhdukja e minave kundër njeriut, Shqipëria nënshkruan konventën
DUBLIN - Përfaqësuesit e 109 qeverive të botës, mes të cilëve është Shqipëria, morën pjesë për 11 ditë në Konferencën Diplomatike për Municionet Shpërthyese Shumë-Mbushëse.
Qëllimi i konferencës, ishte përfundimi i një procesi të nisur në shkurt të vitit 2007 në Oslo, për të ndaluar krejtësisht përdorimin e magazinimit në depo, përhapjen dhe transferimin e këtyre municioneve që kane pasoja të dëmshme për popullsinë civile. Në Oslo është bërë një deklaratë e parë, e cila është pasuar nga mbledhje në Vjenë, Beograd, Uellington dhe së fundi është marrë vendimi për konferencën ndërqeveritare diplomatike në Dublin për të përfunduar tekstin e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, me qëllim ndalimin e plotë të këtyre municioneve. "Delegacioni i Shqipërisë kryesohej nga ambasadori i Shqipërisë në Londër dhe në Irlandë, Zef Mazi", thanë burimet zyrtare. Sipas tyre, në konferencë pati debate dhe herë-herë edhe tensione midis shteteve, pasi qëndrimet e tyre kanë qenë të ndryshme. Pengesat kryesore në ecurinë e negociatave lidheshin me qëndrimet e shteteve të ndryshme, disa prej të cilave kërkuan që të kemi një ndalim total të këtyre municioneve, ndërsa shumica e shteteve kërkonin të bëheshin disa përjashtime për tipa të veçanta municionesh. Pas 11 ditë debatesh të zgjatura, në orët e fundit para skadimit të afatit të konferencës, u zhbllokua situata dhe u ra dakord për tekstin e Përgjithshëm të Konventës çka mori miratimin e të gjitha palëve. Shqipëria ka luajtur rol aktiv në konferencë gjatë gjithë ditëve, duke paraqitur pozicionet dhe interesat e vendit. Një moment i fortë për zhbllokimin e situatës ishte vendimi në orët e fundit i Kryeministrit britanik, Brown, për të pranuar heqjen nga përdorimi për të gjitha tipat e këtyre municioneve dhe për shkatërrimin e tyre. Shqipëria është një nga të paktat vende në botë që e ka përfunduar këtë proces, duke e shkatërruar të gjithë arsenalin e minave.