Personat e zhdukur, policia afishon fotot
SARANDE – Fotografitë e pesë personave të zhdukur që prej vitit 1991 janë afishuar dje nga komisariati i policisë së Sarandës.
Banorë të këtij rrethi, madje dhe një emigrante në Greqi rezultojnë të larguar pa adresë prej vitesh dhe asnjë gjurmë nuk është gjetur për ta. Posteri me fotot e tyre është vendosur në hyrjen e Komisariatit të Policisë së Rendit Sarandë, në një vend të dukshëm nga të gjithë e në pikat e kalimit kufitar të rrethit, me qëllim angazhimin dhe të qytetarëve nëse kanë dijeni për fatin e tyre. Katër prej tyre janë meshkuj, të zhdukur prej 17 vitesh ose më vonë. Mirdash Shero, Theodhori Nasho, Mitro Kristo, si dhe Pëllumb Bengu janë emrat e personave që nuk janë kthyer më në familjet e tyre. E vetmja femër është emigrantja shqiptare në Greqi, Androniqi Laska, e cila prej vitit 2006 nuk është kthyer në shtëpinë e saj në qytetin e Patrës në Greqi, ku jetonte së bashku me familjen. Vetë Androniqi studionte për arkitekturë. Zhdukja e saj bëri shumë bujë në media atë kohë, por fati i saj mbetet ende enigmë. Krahas policisë greke, në kërkim të saj tashmë është vënë edhe policia e Sarandës. sh.d