Dëmi 16 milionë euro, hetim katër vlerësuesve të Gërdecit
Ndjekje penale për katër persona të cilët abuzuan me faturën e dëmeve të tragjedisë së Gërdecit.
Trazhgim Sokolaj
Një faturë e tillë sipas përllogaritjeve zyrtare të deritanishme është vlerësuar në shumën e 16 milionë eurove. Prokuroria e Tiranës vendosi të fillojë procedimin penal ndaj katër anëtarëve të komisionit që ka bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e Gërdecit pas tragjedisë së 15 marsit. Tre anëtarë të komisionit që verifikoi shtëpitë e dëmtuara në Gërdec, si dhe një ekonomist i Bashkisë së Vorës, janë persona në hetim nga Prokuroria. Organi i akuzës ka hapur dosje penale për abuzimet që katër personat në hetim dyshohet se kanë kryer në përllogaritjet dhe vlerësimin e dëmeve në banesat e Gërdecit. Sipas Prokurorisë, katër anëtarët e komisionit, fiktivisht kanë rritur faturën e dëmit të shkaktuar duke pasur për qëllim të siguronin përfitime financiare nga ky veprim. Prokuroria sqaroi se ky procedim penal me katër persona të dyshuar është një tjetër dosje e regjistruar tashmë në hetim veç asaj të abuzimit me vlerësimin e dëmeve që u janë shkaktuar bizneseve të Gërdecit. Tre prej të dyshuarve, sipas Prokurorisë janë punonjës të ALUIZNI-t ndërsa i katërti në hetim për abuzimet në përllogaritjen e dëmeve të tragjedisë së Gërdecit, është ekonomisti i Bashkisë Vorë. Ndjekja penale ndaj tyre filloi mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga sektori i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës. Ky sektor pasi mori denoncimet nga banorë të zonës së Gërdecit, për më tepër se 20 ditë zhvilloi hetime në terren lidhur me abuzimet në përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara në banesat e zonës nga shpërthimi i mesditës së 15 marsit 2008. Tre oficerë të Antikrimit Ekonomik në polici dokumentuan deklarimet e banorëve të zonës së Gërdecit, si dhe krijuan një ide të qartë për gjendjen e banesave para se të ndodhte shpërthimi. Ata u ndihmuan në punën e tyre edhe nga tre ekonomistë kontabël, të cilët hartuan faturën korrekte të dëmeve të shkaktuara. Krahasimi i faturës së nxjerrë nga specialistët e policisë me atë që ishte hartuar nga grupi i vlerësimit me punonjës të ALUIZNI-t dhe Bashkisë Vorë, nxori në pah diferencën. Shuma e mospërputhjes mes dy faturave u konsiderua nga hetuesit si dëm ekonomik që u tentua t’i shkaktohej shtetit. Pas plotësimit të dosjes materialet dhe provat hetimore të nevojshme, policia dërgoi në Prokurori për ndjekje penale komisionin e dytë të vlerësimit të dëmeve në Gërdec, të përbërë nga tre specialistë të ALUIZNI-t dhe një ekonomist i Bashkisë së Vorës. Katër personat në hetim pritet të thirren këto ditë në Prokurorinë e Tiranës, ku do t’u komunikohet akuza dhe statusi i të pandehurit.