Duka-Kasmi-Nuri, rikonfirmohen në krye të FSHF-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Ditën e enjte është zhvilluar mbledhja e parë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i zgjedhur në asamblenë zgjedhore të 9 marsit. Në tryezën e punës për diskutim e miratim kanë qenë dy zëvendësit e presidentit Duka, emrat e të cilëve, të rikonfirmuar në postet përkatëse, janë Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri. Të dy këta të fundit, edhe në mandatin e shkuar 4-vjeçar kanë qenë zëvendëspresidentë të FSHF-së, çka tregon se drejtimi i këtij institucioni nuk ndryshon. Në fakt, emrat e Kasmit dhe të Nurit, bashkë me atë të Pjerin Fushajt, janë hedhur për votim të fshehtë ndër 11 anëtarët e komitetit ekzekutiv, ku fitues kanë dalë dy të parët. Vendi më i rëndësishëm në Federatën Shqiptare të Futbollit, pas atij të presidentit, mbetet ai i Sekretarit të Përgjithshëm. Këtë detyrë e mbante Eduard Prodani, i afruar në fillim të verës në këtë detyrë pas dorëheqjes së Arben Bicit. Sipas statutit të federatës, Sekretarin e Përgjithshëm e propozon presidenti (Armand Duka). Në mbledhjen e djeshme të komitetit ekzekutiv është rikonfirmuar Eduard Prodani, që muajt para asamblesë i kanë mjaftuar për tu familjarizuar me ambientin sportiv. Sekretari i Përgjithshëm me rregullore propozon emrat për vendet më të rëndësishme në federatë, siç është sektori i garave etj. Përveç dy zëvendëspresidentëve dhe sekretarit të përgjithshëm, komiteti ekzekutiv duhet të ndajë edhe detyrat për sektorë të veçantë. Tahir Kastrati, i cili futet direkt në komitet si president i shoqatës së gjyqtarëve, sigurisht që do të mbikëqyrë punën me arbitrat, që mbeten hallka më e sulmuar nga klubet shqiptare. Lutfi Nuri mendohet të merret sërish me mbikëqyrjen e financave, Skënder Hyka me punën e sektorit të garave dhe Arben Dervishaj, si gjithmonë, me mbarëvajtjen e punëve sa u përket investimeve në infrastrukturë. Artan Hajdari, jurist i njohur në Shqipëri, anëtar i komisionit juridik në UEFA, pritet të mbikëqyrë punën e komisioneve juridike në federatë. Tashmë janë të njohura problemet me Apelin, që në shumë raste ka hedhur poshtë vendimet e disiplinës, madje gjatë merkatos së verës i ka futur në sherr klubet e superiores për shkak të vendimeve arbitrare në lidhje me transferimin e futbollistëve. Prurja e re e komitetit ekzekutiv, Abdyl Kuriu, i mbështetur fort në fushatë nga Besa, do të marrë si detyrë mbikëqyrjen e punës në sektorin e të rinjve, pasi vjen nga futbolli akademik dhe ka eksperiencën e duhur si trajner moshash. Një tjetër emër i ri në komitet, Alfred Zijai, president i minifutbollit, do të mbështetë politikat për zhvillimin e futbollit në sallë.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010