KE: “Qeveria reforma pozitive për decentralizimin e pushtetit”
Autori i Lajmit: S.T
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa pozitive në kuadrin e reformave në pushtetin vendor, decentralizimit si edhe disafishimit të fondeve ndaj tij. Kështu ka pohuar kryetarja e Dhomës së Rajoneve në Kongresin e Autoriteteve Lokale e Rajonale të Këshillit të Evropës, Ludmilla Sfirloaga, gjatë një seance të posaçme për Shqipërinë ku ka qenë i pranishëm zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Ai ka raportuar sesi qeveria shqiptare po zbaton programin kombëtar për investime lokale ku përfitojnë të gjitha njësitë vendore, ka lejuar disbursimin në nivelet 12 deri 15 herë të fondeve për investime drejt njësive vendore, ka kryer transformimin e Policisë Ndërtimore në Inspektorat Ndërtimor nën autoritetin e të zgjedhurve vendorë, ka transferuar autoritetin fiskal për mbledhjen e taksës së biznesit të vogël dhe dhjetëra taksave të tjera, ndërkohë gjatë kësaj kohe është kryer inventarizimi i pronave publike dhe disafishuar transferimi i tyre drejt pushtetit vendor. “Buxheti lokal në vitin 2009 paraqet rreth 50 miliardë lekë, nga 12 miliardë që ka qenë, ku vetëm mbështetja e pakushtëzuar nga buxheti kombëtar është rreth 25 miliardë lekë”, - ka pohuar Poni, duke shtuar se këtu nuk përfshihen edhe fondet ku bashkitë/komunat e këshillat e qarqeve janë aktorë të fuqishëm të administrimit e menaxhimit të tyre, si fondet për pagesën e papunësisë dhe mbështetjen sociale, fondet për investimet në arsim, në një pjesë të shërbimit parësor shëndetësor, fondet e mjaft projekteve të huaja etj.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010