KQZ vendos sot ndalimin e përdorimit të listave zgjedhore paralele
07/05/2011 PS ka paralajmëruar se komisionerët e saj do të pajisen me listat paralele në gjitha qendrat e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton sot projektvendimin për ndalimin e përdorimit të disa mjeteve që nuk parashikohen nga ligji në qendrat e votimit. Ndër këto mjete të ndaluara me ligj përfshihet dhe përdorimi i listave paralele zgjedhore nga anëtarët e komisioneve në qendrat e votimit. Gjatë ditëve të fundit është theksuar në medie se kandidatët socialistë kanë paralajmëruar pajisjen e kandidatëve të tyre me këto lista paralele. Mbajtja e këtyre listave në ditën e votimit bëhet për shkak se socialistët kanë akuzuar mazhorancën për dublime në listat zgjedhore dhe se pajisja e tyre bëhet për të ruajtur votën. Por sot KQZ-ja do bëjë për të disatën herë gjatë përgatitjeve të procesit zgjedhor ndërhyrjen e radhës, ku pritet që t’i shpallë listat paralele të ndaluara me ligj. Përveç listave KQZ-ja pritet që të ndalojë përdorimin e celularëve në qendrat e votimit dhe numërimit nga anëtarët e komisioneve deri në mbyllje të procesit.
Dje në KQZ
Në mbledhjen e djeshme KQZ-ja ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e dy anëtarëve në KZAZ-në 63 të qarkut të Vlorës si dhe në KZAZ-në numër 7 të qarkut të Dibrës. KQZ-ja, pasi shqyrtoi dokumentacionin dhe propozimet e paraqitura nga Partia Socialiste me shkresën nr.3428, prot, datë 25.04.2011 ka kërkuar lirimin e Antasha Taços nga detyra e anëtarit të KZAZ së nr.63, për shkak se bashkëshorti i saj është në listat shumemërore të Partisë Demokratike në komunën Qendër- Vlorë. Gjithashtu Partia Socialiste me shkresën nr.3663, prot, datë 30.04.2011, ka kërkuar lirimin e Natasha Gjokës nga detyra e anëtares së KZAZ-së nr.7, për shkak se bashkëshorti i saj është në listat shumemërore të Partisë Demokratike në Bashkinë e Bulqizës. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se Antasha Taço është bashkëshortja e Kostandin Taços, i cili është regjistruar në listat shumemërore të PD-së për komunën Qendër-Vlorë. Ndërsa Natasha Gjoka është bashkëshortja e njërit prej kandidatëve të regjistruar në listat shumemërore të PD-së në Bashkinë e Bulqizës. Për sa më sipër, bazuar në dokumentacionin e depozituar, rezulton se këta anëtarë të KZAZ-ve janë në papajtueshmëri me detyrën e tyre. Dhe për këtë arsye është propozuar lirimi i tyre nga detyra e anëtarit të KZAZ-së, një propozim ky i miratuar me votat e 7 anëtarëve të KQZ-së.
Vëzhguesit
Dje KQZ-ja ka regjistruar listën përfundimtare të vëzhguesve afatshkurtër të misionit të OSBE–ODIHR-it. KQZ-ja ka regjistruar vëzhguesit e ambasadës franceze dhe të televizionit hungarezë “BGB Film”. Janë regjistruar në KQZ edhe vëzhgues të ambasadës suedeze dhe të delegacionit të Bashkimit Europian, që do të jenë të pranishëm në vëzhgimin e garantimin e zgjedhjeve vendore, që do të zhvillohen nesër.
Kutia për kreun e Tiranës do të numërohet e para
KQZ-ja miratoi dje projektvendimin “Për caktimin e radhës së procesit të numërimit të votave për KZAZ-të e njësive bashkiake të Bashkisë Tiranë”. Sipas këtij projekti, të parat kuti që do të numërohen do të jenë ato për kryebashkiakun e ri të Tiranës. Në këtë formë rezultati i parë për Tiranën do të jetë ai se kush do të triumfojë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Bordi i Medies
Bordi i Monitorimit të Medies ka paraqitur dje para anëtarëve të KQZ-së raportin e tij të katërt dhe të fundit për monitorimin e medieve audiovizive në pasqyrimin e fushatës elektorale për bashki dhe komuna në rang vendi. Për kreun e bordit Basir Çollaku konsiderohet i vështirë respektimi i balancës kohore për subjektet politike nga mediet shqiptare.
Përgatitjet në KZAZ-në 28
Ardian Maho: Vendimet me konsensus të komisionit garanci për 8 majin
KORÇË - KZAZ-ja nr. 28 e Bashkisë së Korçës është duke bërë përgatitjet e fundit për ditën e zgjedhjeve. Anëtarët e saj kanë marrë në dorëzim kutitë me materialet zgjedhore, të cilat do të shpërndahen paraditen e sotme në të gjitha qendrat e votimit të kësaj bashkie. Nënkryetari i KZAZ-së nr. 28, Adrian Maho, theksoi dje se “vendimet për përgatitjen e këtij procesi janë marrë me konsensus të të gjithë anëtarëve të komisionit, duke dhënë garanci se procesi zgjedhor do të plotësojë standardet e kërkuara, me qëllim që forcat politike të njohin rezultatin e 8 majit.” Ndër të tjera Maho bëri me dije se është bërë verifikimi në të gjitha kutitë i fletëve të votimit, procesverbaleve përfundimtare, vulave të qendrave të votimit, bojës, të cilat kanë rezultuar konform ligjit. Në bashkinë e Korçës janë përcaktuar 62 qendra votimi, të cilat të gjitha ndodhen në ambiente publike, ndërkohë që në listat përfundimtare rezultojnë 70100 zgjedhës.
Apeli i Parlamentit Europian
Buzek: Zgjedhjet të arrijnë standardet, ne do t’i vëzhgojmë
Zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen këtë të diel, do të jenë në vëmendje të Bashkimit Europian. Nga Brukseli, në një takim me gazetarë, Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Buzek bëri thirrje për zgjedhje me standarde, pasi kjo është vendimtare për demokracinë në Shqipëri. Buzek theksoi se BE-ja ka dërguar 500 vëzhgues të huaj në Shqipëri për të monitoruar procesin. “Ne po përpiqemi të ndihmojmë, por nuk është e lehtë. Do të jenë 500 vëzhgues dhe është një numër shumë i madh për të parë zgjedhjet vendore shqiptare. Është një shans i madh për ju që të arrini standardet. Demokracinë nuk mund ta merrni falas, por duhet të shikoni dhe shembujt e huaj. Duhet të shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë ditën e zgjedhjeve dhe se zgjedhjet do të arrijnë të plotësojnë të gjitha detyrimet e tyre. Ne nuk mund të bëjmë gjithçka, ne do ta shohim nga afër situatën, por në Ballkanin Perëndimor ka shumë punë për të bërë”, - tha Buzek.
Mesazhi i Presidentit
Topi: Duhet të votojmë për të mos vendosur të tjerët për ne
Të dielën e 8 majit në mbarë vendin qytetarët janë të ftuar të votojnë për organet e reja drejtuese të pushtetit vendor. Është kjo thirrja e Presidentit të Republikës për pjesëmarrje masive në këto votime. “Për herë të gjashtë në 20 vjet ju keni të gjithë pushtetin dhe hapësirën e nevojshme për të vendosur me votën tuaj për qeverisjen lokale të katër vjetve të ardhshëm”, - deklaroi dje Bamir Topi. Kreu i shtetit theksoi se 8 maji duhet të jetë një ditë normale për demokracinë shqiptare dhe larg retorikës konfliktuale. “8 maji meriton të jetë një ditë normaliteti demokratik, një ditë kur qytetarët i gëzohen lirisë dhe e përdorin atë për të mandatuar institucionet e qeverisjes vendore. 8 maji meriton të jetë një ditë reflektimi e korrektimi për të gjitha gabimet e kaluara zgjedhore, një ditë që mbyll një kapitull tranzicioni dhe dëshmon se shoqëria shqiptare i ka pranuar dhe bërë të vetat vlerat e larta demokratike të familjes evropiane”, - tha Topi.