Rama: Kandidatët e Berishës fyerje për shqiptarët
07/05/2011 Partia Socialiste mbylli dje fushatën e saj elektorale
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në përfundim të fushatës elektorale përmblodhi arsyet se pse qytetarët duhet të votojnë më 8 maj kandidatët e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Në mitingun përmbyllës Rama, kandidat për një mandat të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës, apeloi në mbështetje të alternativës së Partisë Socialiste, si e vetmja rrugë për të ardhmen e vendit. “Motra dhe vëllezër, më lejoni që t’ju përshkruaj arsyet pse një qytetar i Tiranës, pavarësisht bindjeve dhe përkatësisë, duhet të votojë për mua, PS-në dhe ‘Aleancën për të Ardhmen’. Çdo prind i këtij qyteti duhet të votojë për ‘Aleancën për të Ardhmen’ dhe kandidatët tanë, sepse asnjë prind që vërtet e do fëmijën e tij, ashtu siç çdo prind nuk mund të lejojë kërcënimin e mësuesit të fëmijës së tij. Ai është qenia më e dashur dhe shtylla e një shoqërie demokratike të emancipuar, që sheh nga e ardhmja”, - vuri në dukje Rama. Njëkohësisht, duke kaluar në një tjetër kategori e shoqërisë, kreu socialist nënvizoi se “të papunët duhet të votojnë se sot në qeveri janë 1 milion të papunë, që është një shifër që edhe e vetme do të bënte që kryeministri të kërkonte falje dhe të ikte si i paaftë për ta bërë atë detyrë. Saliu nuk është kryeministri i Shqipërisë, por thjesht përfaqësuesi i një qeverie të kthyer në regjim, që flet për ju dhe mendon vetëm për vete.” Por nga ana tjetër, veç thirrjeve për mbështetje Rama nuk kurseu gjuhën e akuzave ndaj kundërshtarit të tij politik, duke ironizuar mbi kandidaturat përfaqësuese të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. “Ky njeri s’duhet të merret me politikë, por me përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm. Saliu ka fyer Tiranën me atë hije të tij, por jo vetëm Tiranën, por le ta themi, ka fyer Durrësin duke i dhënë si alternativë për ta qeverisur qytetin një injorant, që s’di ku është varri i Ismail Qemalit, që fyen qytetarët duke u thënë se do të përmirësojë cilësinë e diellit. Një matrapaz si Durimi, por që me qytetarët s’ka durim. Qytetarët e Elbasanit do t’ia kthejnë me votë”, - u shpreh Rama. Për këtë arsye Rama u kërkoi socialistëve që “të trokitni derë më derë, t’u bini telefonave të shokëve, të miqve, të afërmeve, të flisni me njerëzit e lagjeve dhe t’u bashkoheni përpara kutive të votimit, ku me votë do të shprehet vullneti sovran i qytetit të Tiranës, i komunave të këtij vendi, që meriton të çlirohet nga kthetrat e papunësisë”. Ndërkaq kreu socialist nuk anashkaloi një kundërvënie të ashpër ndaj kryeministrit Berisha. “Saliu ka çdo orë e më shumë frikë, dhe nuk ka faj. Është frika e atij që e di jo vetëm se ka bërë shumë paudhësi, por di edhe se të tjerët e dinë atë që ai di. Prandaj i trembet votës si djalli temjanit, i trembet sepse vota është magjia e demokracisë, që zhbën çdo lloj forme të papranueshme qeverisje në qeverinë e një kombi që nuk pranon dot të sundohet nga ata që nuk e lënë të zgjedhë, por që mirëqeveriset nga ta që zgjedh. Thyejani shkopin Saliut me votë, merrni hakun që u takon me votë!” - deklaroi Rama.