E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha fitues në Tiranë me 51 për qind të votave

07/05/2011  Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash publikon sondazhet

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” më i preferuar nga të rinjtë

Nga data 3 deri më 5 maj Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash realizoi sondazhin e dytë dhe përfundimtar për zgjedhjet e 8 majit në Tiranë. Me një marzh gabimi prej 4.4 %, përfundimet e sondazhit në fjalë kanë nxjerrë fitues kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha me 57 për qind të votave. Ndërsa rivali i tij për kreun e Tiranës, Edi Rama, është kuotuar me 43 për qind të votave. Edhe nëse do të llogaritnim marzhin e gabimit si votë ndaj kryebashkiakut aktual Rama, sërish fitues do të ishte kandidatura e Partisë Demokratike Lulzim Basha me 51,2 për qind. Sipas QNSF-së, vota e përdorur në sondazhin e saj është marrë nga të 11 njësitë bashkiake të Tiranës, ku partitë e vogla nuk kanë pasur asnjë ndikim në rezultatin final të këtij sondazhi. Gjithashtu QNSF-ja thekson se Partia Demokratike është forca politike që ka në gjirin e saj votuesit më besnikë, pasi sipas përllogaritjeve të bëra rezulton se LSI-ja në krahasim me zgjedhjet e 2009-s ka një humbje prej 33 për qind të elektoratit të saj. Ndërsa partia më e madhe opozitare ka një humbje prej 17 për qind të votuesve nga zgjedhjet e kaluara elektorale. Ndërsa në krahasim me votuesit meshkuj femrat paraqiten më të balancuara në preferencën politike, ku sipas sondazhit 48,1 për qind voton Ramën, ndërsa 51,9 për qind për Bashën. Ndërsa 38,7 për qind e meshkujve votojnë Ramën dhe 61,3 Bashën.

Ndarja e votës në bazë të arsimit

QNSF-ja thekson në sondazhin e saj se “nuk ka pothuajse asnjë ndryshim mes niveleve të arsimit dhe preferencës për kandidatin Rama apo Basha”. Për Ramën votuesit me arsim të lartë janë 45,5 %, të mesëm 43,2% dhe me arsim të ulët janë 43,3%. Ndërsa Basha votohet nga 54,5 % nga votues me arsim të lartë, 56,8% me arsim të mesëm dhe 56,7 me arsim të ulët.

Të rinjtë duan Bashën

Në këtë sondazh grup-moshat që do mbështesin më shumë Ramën apo Bashën ndahen në: votuesit nga mosha 18-44 vjeç janë përkrahës të kandidatit Basha; ndërsa Rama preferohet nga grup-moshat mbi 65 vjeç, ku figuron me 51,7 % kundrejt 48,3% të rivalit Basha. Kurse për grup-nmoshat 54-64 vjeç të dy kandidatët barazohen me njëri-tjetrin nga përqindja e preferencave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›