Sejdini: Tek Elbasani kam ardhur për titullin kampion
Elbasan - Trajneri i sapoemëruar i Elbasanit, Faruk Sejdini, lëshon një deklaratë bombastike, duke deklaruar se me këtë ekip kërkon titullin kampion. Sejdini ka lidhur një kontratë me drejtuesit elbasanas deri në përfundim të këtij sezoni. Më pas do të shihet ecuria për të rinovuar kontratën edhe për vitin e ardhshëm.
Objektivi i Sejdinit duket i vështirë, jo për përbërjen që ka Elbasani, por për vendin në të cilin ndodhet aktualisht ky ekip. Pas 19 javësh Elbasani ndodhet në vendin e 9-të me 23 pikë, 14 më pak se Vllaznia e vendit të parë. Javën e ardhshme Faruk Sejdini do të ketë sfidën e parë në stolin e Elbasanit, pikërisht në përballjen me Vllazninë kryesuese në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”.