Ivanovic: Badihava njohjet pa Rusinë dhe Kinën!

Pas një heshtjeje ka pasuar një valë e re e pranimit të Pavarësisë së Kosovës. Pas Guinesë, Nigerit dhe Beninit, pavarësinë e Kosovës kanë vendosur ta pranojnë edhe 14 shtetet anëtare të Komunitetit të Karaibeve.
Sipas ditores Beogradase “Press”, shtetet e vogla e kanë pranuar Kosovën pas presionit të madh të SHBA-ve. I ashtuquajturi sekretar serb për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se këto njohje nuk mjaftojnë që Kosova t’i realizojë qëllimet.
“Prishtina ka shterë atomet e fundit të fuqisë dhe këto njohje i kanë kushtuar shumë. Edhe pse e arrijnë gjysmën e mbështetjes së anëtarëve të OKB-së, kjo nuk do të ketë efekt”, ka thënë ai.
“Rusia dhe Kina kurrë nuk do ta ndryshojnë qëndrimin që ta pranojnë Kosovën dhe të votojnë për anëtarësimin e saj në OKB. Rusia dhe Kina gjithmonë do të japin veto në tentimin e Prishtinës që përmes SHBA-ve të realizojnë do far interesash të veta”.
Politologu Predrag Simic ka thënë se në lojë është fuqia e SHBA-ve.
“Pavarësia e Kosovës për SHBA-të është punë e papërfunduar. Diplomacia amerikane me presione në shtetet e vogla që ta njohin Kosovën kërkon ta përfundojnë misionin”, ka thënë Simic, për të shtuar se “Prishtina nuk ka pasur asnjë rol në pranimet e fundit të sovranitetit të Kosovës”.
Ish diplomati serb, Cedomir Strbac, thotë se pranimet nga shtetet e Afrikës kanë pasur pas presionit të SHBA-ve dhe BE-së.
“Çështja e njohjes së Kosovës në OKB nuk mund të futet në rend të ditës pa pajtimin e Këshillit të Sigurimit. Por, është fakt se shumica e anëtarëve në OKB do ta ndryshonte situatën e përgjithshme në lidhje me pranimin e Kosovës”. (Telegrafi)